• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FERMERËT REFUZOJNË TA SHESIN ME ÇMIM TË ULËT/ Gruri mbetet në magazina
Home
Sociale

FERMERËT REFUZOJNË TA SHESIN ME ÇMIM TË ULËT/ Gruri mbetet në magazina

13 November, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Këto tre muaj kanë qenë intensivë për grosistët për të krijuar rezerva gruri dhe mielli për konsumatorët vendas. Por drithi është marrë kryesisht nga importi, edhe pse fermerët shqiptarë kanë ende prodhimin vendas pa shitur.

Bujqit e mbajnë të magazinuar grurin sepse çmimi i tregut, 45 lekë per kilograme, sipas tyre nuk nxjerr fitim.I tillë është edhe rasti i Skënder Hamzajt në Maliq, i cili po pret që të rritet çmimi, për të shitur prodhimin.

“Me shpresë se mund të ketë rritje. Kosot janë shumë të larta dhe kjo është arsyeja e pritjes se nuk i përballojmë dot kostot, fitimet janë të papërfillshme. Nëse çmimi i grurit nuk shitet 500 lekë, me këto plehra kimikë është e vështirë ta mbulosh koston. 35-40% e fermerëve e kanë pa shitur, ata që e kanë shitur, e kanë shitur se nuk kishin ku ta mbanin”, thotë fermeri.

“Aktualisht shitet 43-45 lekë/kg. është një prodhim që ruhet në magazine dhe nuk dëmtohet dhe e mbajnë për të fituar. Kostoja është rritur me rritjen e çmimit të plehrave kimikë”, shprehet Arben Dulellari, drejtor i bujqesise Bashkia Maliq.

Por pse tregtarët e mëdhenj në vend krijojnë rezerva me grurë importi, duke lënë stok prodhimin vendas?

“Ju ka dalë shtrenjtë, me çmime tepër të larta. Një pjesë e mirë e fshatarëve kanë hedhur më pak inpute bujqësore dhe kanë marrë më pak prodhim. Nëse do të kemi një rritje të çmimit, do të shitej gruri vendas. Marrim kryesisht nga Serbia, kemi marrë goxha nga serbët sepse kishin çmim shumë të mirë, 300 dollarë toni. Është marrë shumë edhe nga Ukraina, edhe nga Rusia, një pjesë e mirë vjen edhe nga Turqia. Hapja e eksporteve nga Ukraina zbriti çmimet”, tregon Theodhor Kristuli, unioni tregtar argroushqimor.

Tetë grosistët më të mëdhenj në vend kanë mbi 150 mijë tonë grurë gjendje, i cili mbulon nevojën deri në 3 muaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KOREJA E VERIUT PO RRIT KËRCËNIMET..."/ SHBA, Japonia e Koreja e Jugut zotohen për përgjigje të përbashkët ndaj Phenianit: Jemi më të bashkuar se kurrë
Previous article ANALIZA/ Vladimir Putini heq dorë nga Khersoni dhe tregon se është në gjendje të mësojë nga gabimet! Kjo është e rrezikshme

s.autor

Postime të ngjashme

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT