• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
“FERMERËT DHE BLEGTORËT TË FILLOJNË PUNËN”/ Bledi Cuci: Ka rritje të eksporteve në krahasim me 2019, bujqësia nuk ka ndalur së prodhuari
Home
Ekonomi

“FERMERËT DHE BLEGTORËT TË FILLOJNË PUNËN”/ Bledi Cuci: Ka rritje të eksporteve në krahasim me 2019, bujqësia nuk ka ndalur së prodhuari

1 April, 2020 k.autor Ekonomi

Ministri i Bujqësisë Bledi Cuci duke folur në “News 24” për situatën e bujqësisë në kohë karantine, deklaroi se ka një rritje të eksporteve në krahasim me vitin 2019.

Cuci theksoi se bujqësia edhe këto kohë nuk ka ndaluar së prodhuari, duke shtuar se fermerët dhe blegtorët po vazhdojnë punën.

“Kam marrë sot raportin për eksportin dhe pashë se ka 18 përqind më shumë eksporte se viti 2019. Ne morëm të gjitha masat. Kastraveci ka pasur një rënie të vogël. Kjo gjë lidhet me shitjen. Rënie të eksportin ka pasur edhe luleshtrydhja.

Për pjesën tjetër të produkteve, ka pasur një rritje. Muaji mars 2020 është më mirë se mars 2019, po ashtu tre mujori i vitit 2020 është më mirë se i 2019. Sektori i bujqësisë nuk ka treguar në asnjë moment”, tha Cuci.

Bledi Cuci deklaroi se puna në bujqësi nuk ndalet dhe nuk do të ndalet.

“Ne jemi munduar që të mbulojmë pjesën e luleshtrydhes. Ne kemi bërë politika të atillë, që të ketë pozitivitet në sektorin bujqësor. Ju bëj thirrje të gjithë personave në fshat që punojnë tokën, që mbarshtojnë etj.

Nuk ka pasur asnjë ndalje të punës në fshat. Fermerët kur të punojnë duhet të marrin masat për koronavirusin, sic është thënë në televizion. Masat duhet të merren një më një. Mund të ketë një c’ekuilibër mes tregut dhe ofertës. Nuk ka vend në Europë që nuk ka një produkt të importuar nga Shqipëria”, u shpreh Cuci.

Më tej, Cuci vlerësoi se fermerët dhe blegtorët duhet të marrin leje për të punuar, në E-Albania ose policia.

“Fermerët duhet të marrin leje me kanalin e policisë, duke thënë edhe arsyen, prsh për të mbjellat e pemës që ka. Arsyeja është e fortë për ta marrë lejen. Duhet të ketë kujdes patjetër për të mos marrë Covid-19. AKU e ka vazhduar punën. Ka pasur gjoba, por jo ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Bëjmë kontrolle në të gjithë vendin, duke mos toleruar shëndetin e njerëzve, sigurinë ushqimore”, tha Cuci.

Po ashtu, Cuci tha se është ngritur Task Forcë, për të goditur rritjen fiktive të cmimeve.

“Kemi ngritur Task Forcë në këtë kohë. Ka pasur gjoba për subjektet administrative që tentojnë të abuzojnë. Ka kapërime të cmimeve në disa raste sporadike, por kemi gjobitur tregtarët”, deklaroi Cuci.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TIRANA ME SHI DHE KARANTINË/ Temperaturat e ulta nuk kanë kufizuar lëvizjen e qytetarëve (VIDEO)
Previous article RIKTHEHEN RRESHJET E DËBORËS/ Probleme në qarkullimin e mjeteve në zonat malore

k.autor

Postime të ngjashme

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton Ekonomi

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT