• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FENOMENI/ “Nëse nuk e doni të dashurin, blijini një motorr…”! Si po korr çdo ditë, jetë në rrugët tona
Home
Sociale

FENOMENI/ “Nëse nuk e doni të dashurin, blijini një motorr…”! Si po korr çdo ditë, jetë në rrugët tona

19 March, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Dikur, në Tiranën e viteve ’80 kur filluan të qarkullonin tek tuk edhe motorrët, kryesisht “Vespa”, “MZ” e “Piaggio”, ata më të shumtët që nuk ia arrinin dot, e kishin shumë për zemër një shprehje të italianëve që thonte” “Nëse nuk e doni më të fejuarin apo bashkëshortin tuaj, atëherë blijini një motorr…”. Një shprehje që kjo që më shumë përdorej për snobizëm sesa i dihej thelbi i kuptimit real.

Vetë pasi kanë kaluar disa dekada dhe motorrët janë shtuar si pikat e shiut dhe bashkë me to edhe aksidentet në rrugë, duket se po kuptohet realisht thënie e dikurshme dhe e vjetër….

Aksidentet rrugore në Shqipëri duket se po shtohen çdo ditë e më shumë, veçanerisht ato me motorr, për shkaqe nga më të ndryshmet nga shpejtësia deri tek parakalimet e rrezikshme, që rezultojnë më vonë fatale.
Vetëm ditën e djeshme u shënuan dy të tillë, ku në një njërën prej tyre pati edhe viktima.

18 mars 2018:
Ngjarja tragjike ka ndodhur mbremjen e djeshme në Lusan të Kukësit, ku një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.

Dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me motor, ndërkohë që pas përplasjes ka humbur jetën Ndriçim Cara 25 vjeç ndërsa ka mbetur i plagosur vëllai i tij Demir Cara 36 vjeç.

15 mars 2018: Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një person ka ndodhur sot në Durrës, në rrugën që të çon në tek Gjykata e Alepit.

Viktima ka qenë duke drejtuar një motoçiklete dhe është përqasur me trafik ndarësen.Motori me targe CAF533 është përplasur me trafik ndarësin.

Mësohet se drejtuesi i motorit është shtetari Tosi Jaupllari 07.11.1968, i lindur në Skrapar banues ne Durrës, i cili ka mbetur i vdekur.

8 mars 2018:Nje aksident i rende ka ndodhur mbremjen e 8 marsit ne Vau Dejes-Hajmel. Nga ky aksident ka mbetur i plagosur nje 19 vjeçar i i identifikuar si Viktor Gega , e ndersa me plage me te lehta eshte shtetasi Emanuel Doda.

Dy shtetasit kane qene bashke duke ecur me nje motorr dhe kane dale nga rruga ne fshatin Hajmel duke u aksidentuar. 

2017: Një 39-vjeçar ka humbur jetën në Himarë, pasi ka humbur kontrollin e motorit duke u përplasur më një shtyllë që gjendej anës rrugës. Mësohet se K.SH 39 vjeç, i cili humbi jetën në spital udhëtonte me një motor tip ‘Hamer’.

Kujtojmë edhe rastin e këngëtarit Kejdi Halilit, 21 vjeç, dhe fituesit të “X Factor”, Ergi Dini, 22 vjeç, që ishte një nga aksidentet me te renda me motorr të shënuara në Tiranë.

15139627_10209025359528751_442441004_n
Aksidenti fatal u shënua pranë urës së “Bllokut” në kryeqytet.
 Dy djemtë mësohet se po udhëtonin në motorin me targa “AP 105”. Policia në vendin e ngjarjes mori dëshmitë e udhëtarëve të rastit, të cilët kishin parë se, sapo kishte dalë nga rruga e Bllokut për në bulevard, pikërisht para Ambasadës Ruse, drejtuesi i mjetit e ka ngritur motorin në gomën e parë.

Por, kjo lëvizje ka provokuar humbjen e kontrollit të motorit dhe të dy, si shoferi dhe pasagjeri, janë rrëzuar. Nga përplasja e fortë me bordurën e trotuarit të dy djemtë kanë marrë plagë të forta.

Drejtuesi i motorit, i cili pohohet se ka qenë Halili dhe pasagjeri, këngëtari Ergi Dini, u dërguan menjëherë në Spitalin Ushtarak, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pas rreth 30 minutash, të dy djemtë kanë ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak, si pasojë e plagëve të shumta që kishin marrë.

AlpeNews.al

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Të zhytura mes luksit të shfrenuar! Njihuni me femrat shqiptare që u martuan me BOSA (FOTO)
Previous article “25 mijë dollarë për një vizë”/ Gjykata e Krimeve të Rënda lë në burg 39 të arrestuarit

F.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj 2-vjeçarit, arrestohet edukatorja në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj 2-vjeçarit, arrestohet edukatorja në Tiranë

ARRESTIMET NGA BKH/ Braho: Nuk zëvendësojmë policinë, dua të krijoj një grup për veprime operacionale Aktualitet

ARRESTIMET NGA BKH/ Braho: Nuk zëvendësojmë policinë, dua të krijoj një grup për veprime operacionale

"SPAK E DINTE KU NDODHEJ..."/ Braho flet për arrestimin e Ermal Beqirajt: Ishim në kontakt prej javësh me autoritetet franceze Aktualitet

"SPAK E DINTE KU NDODHEJ..."/ Braho flet për arrestimin e Ermal Beqirajt: Ishim në kontakt prej javësh me autoritetet franceze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT