Të bukura, elegante, seksi e mbi të gjitha shumë të njohura .
Janë këto disa nga yjet e showbizit të cilat me bukurinë e linjat perfekte po sfidojnë moshën që kanë.
Një ndër to është padyshim këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj e cila është ndër figurat më të njohura e të komentuara në showbizin shqiptar.
Albëria çdo herë e më shumë habit fansat me pamjen e saj.
E këtë më së miri mund ta vëreni përmes fotove të shumta që ajo publikon në rrjetet sociale.
Ndonëse nënë e dy vajzave, Albëria duket shumë në formë.
Këtë pamje të këngëtares 42-vjeçare shumë kush do ta kishte lakmi.
Ish misi shqiptar Valbona Selimllari një ndër femrat më të bukura shqiptare, e cila nuk e tregon aspak moshën që ka mbi supe.
Me një buzëqeshje që e karakterizon gjithmonë vazhdon të mbetet e bukur, me stil dhe shumë e thjeshtë.

Është 49-vjeçare, por vitet për të si duket janë ndalur. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Mihrije Braha e cila po qëndron stoike në skenën muzikore. Përveç karrierës së saj të bujshme, Mihrija gjithmonë ka marrë vëmendje edhe me dukjen e saj.
Përkundër moshës dhe faktit se ajo është nënë, pamja e saj lë shumë për tu dëshiruar.
Një emër tjetër shumë i njohur për publikun është edhe Suzana Mushkolaj, nëna e këngëtares së njohur Argjentina Ramosaj.
Jo më kot Suzana njihet ndër femrat më të bukura shqiptare.
Edhe pse është bërë gjyshe Suzana konsiderohet si gjyshja më seksi e showbizit shqiptar.



