• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FEMRAT E EKRANIT QË U DASHURUAN PAS “DJEMËVE TË KËQINJ”/ Si po “magjepsen” bukuroshet nga “KOKAT E KRIMIT”
Home
Sociale

FEMRAT E EKRANIT QË U DASHURUAN PAS “DJEMËVE TË KËQINJ”/ Si po “magjepsen” bukuroshet nga “KOKAT E KRIMIT”

2 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e  4 tetorit  në zonën e ish bllokut, ku mbeti i vrarë një person dhe të plagosur tre të tjerë vijon të lërë ende “gjurmet” e saj.

“Molla e sherrit” u tha se ishte ajo, këngëtarja e mirënjohur Elvana Gjata që me vitet që ka në tregun muzikor, kjo ishte gjëja e fundit që duhej ti ndodhte.

Teksa ngjarja nuk është mbyllur ende, Elvana ndoshta për të herë në jetën e saj dëshmoi në polici. E kjo vetëm si pasojë, se i dashuri i saj është një nga “kokat”. Mund të rendisim shumë arsye se përse Elvana ka zgjedhur gabim, por tani për tani do i qendrojmë vetëm diçkaje: Asgjë për këngëtaren nuk do të jetë më njësoj!

“Rasti Elvana” nuk është i vetëm. Këngëtarje ka dhe “shoqe”, madje disa nga emrat më të përfolur të shoëbizzit.

Edhe pse duket e habitshme, nuk do lëvizim larg rastit të Elvanës. Kjo vetëm pasi disa ditë më parë u zbulua një tjetër bukuroshe e showbizzit që ka lidhje me mrëmjën e 4 tetorit.

Ajo është ish missi Suada Sherifi. Bashkëshorti i saj, Eldi Dizdari që mban edhe dy emra është shpallur në kërkim dhe mendohet të jetë një nga shkaktarët kryesorë të sherrit.  Mendohet se ai dhe Ervin Mata (i dashuri i Elvana Gjatës) janë zënë.

Suada ka një vajzë me Dizdarin dhe jeta e saj pas martesës me të ka ndryshuar rrënjësisht.

Është e pqartë arsyeja konkrete se përse disa nga femrat më të bukura kanë zgjedhur rrugën e gabuar. Duket se po kthehet në modë, një tendencë e frikshme por e shpeshtë.

E janë pikërisht këta të “fortit” e të tmerrshmit, që i promovojnë femrat e tyre duke investuar. Duke i konsideruar ato si “trofe” që duhet të shkëlqejnë sa më shumë në skenën shqiptare.

Ato e kompensojnë pikërisht kështu njëri tjetrin. Duke e “blerë” të qënuri VIP, që të jenë në lajmet rozë, në rrjete sociale duke harruar se ka çmime të kripura në fund, si ai i Elvanës.

Elvana dhe biznesmeni, Ervin Mata

Elvana Gjata duket se e ka vuajtur këtë ngjarje më shuëm se kushdo tjetër pasi një ditë pasi ndodhi ka ikur jashtë vendit.

Bashkë me të fejuarin e saj Ervin Mata, Elvana Gjata u shpall në kërkim policor dhe ishte vetëm para pak ditësh kur këngëtarja u kthye për të dhënë dëshminë me motivin se kishte qënë jashtë për arsye shëndetësore.

Pas kësaj, Elvana Gjata dhe familja e saj u mor në mbrojtje pasi ishin kërcënuar.

Viola Spiro dhe “Zoti i Drogës”

“Zoti i drogës”. Kështu e quante të dashurin e Viola Spiros, Valentin Selaj gazeta hollandeze pasi publikoi arrestimin e tij në Itali. Ngjarja pati impakt të madh në media, edhe mbi vetë këngëtaren e familjen e saj që asokohe bëri lutje që mos të vijonin më lajmet.

Ende nuk dihet nëse lidhja mes çiftit vazhdon.

Albërie Hadërgjonaj & Mentor Hadërgjonaj

Mentor Hadërgjonaj, me të cilin këngëtarja është martuar që në moshën 15-vjeçare, është arrestuar në vitin 2001 dhe është dënuar me 7 vjet burg për trafikim lëndësh narkotike. Ai e ka kryer të plotë dënimin dhe siç ka thënë vetë Albëria  ajo i ka qëndruar pranë gjatë gjithë kësaj kohe. Por më vonë erdhi dhe divorci.

Inis Gjoni & Arian Selimi

Në vitin 2002 Inis Gjoni njohu njeriun e zemrës Arian Selimin, i cili u nda nga jeta disa vite më parë pas një ekzekutimi mafioz në Tiranë. Lidhja e saj me biznesmenin me origjinë nga Shkodra ecte shumë mirë deri në vitin 2004, Selimi përfundoi në pranga, i akuzuar si kapo i një rrjeti të fuqishëm droge. Vajza e ekraneve dhe i ndjeri ishin në një lidhje dashurie prej 9 vitesh dhe me lirimin i tij nga burgu çifti rinisi bashkëjetesën, lidhje nga e cila erdhi në jetë vajza.

Eli Fara & Lul Kapurani

Këngëtarja nga Korça është ndarë nga ish- bashkëshorti i saj pasi vajza e tyre ishte disa muajshe. Ish-bashkëshorti i Elit njihet si Lul Kapurani por emri i tij i vërtetë është Vangjush Kapurani. Luli, i cili jeton në Korçë ka pasur probleme me drejtësinë para disa viteve, pasi njihej si “Kapo i Bandës së Çobenjve”.

Hygerta Sako & Artur Aligjoni

Hygerta Sako gjithashtu ka pasur një histori me ish-bashkëshortin Artur Aligjoni, martesë nga e cila kanë një vajzë. Ish-bashkëshorti i Miss Shqipëria, biznesmeni i njohur, vitin e kaluar u bë pjesë e kronikës së zezë pasi mbeti i plagosur në një nga club-et e Tiranës.

Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha


Emri i bashkëshortit të këngëtares Shkurta zuri të gjithë titujt e mediave shqiptare, kur ai u arrestua në lidhje me një skandal trafiku droge. 40-vjeçari, nip i ish-diktatorit Enver Hoxha. Kujtojmë se Ermali është liruar duke u bashkuar sërish me familjen e tij.

 

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FESTIVAL GOLASH"/ Arsenali turpëron Tottenhamin, askush si KANE në derbin e Londrës (VIDEO)
Previous article LEI KRAJA FLIRTON ME DREN ABAZIN NË EMISION/ Fifi i nxjerr zbuluar (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu” Aktualitet

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT