• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FËMIJËT QË SHKELIN LIGJIN/ Bilanci negativ: 50 të mitur në pranga vetëm në 2022-shin
Home
Aktualitet
Kronikë

FËMIJËT QË SHKELIN LIGJIN/ Bilanci negativ: 50 të mitur në pranga vetëm në 2022-shin

1 June, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Është 16 vjeç, por i përfshirë në disa ngjarje kriminale. Këtë të enjte policia e arrestoi si autor të tritolvënies së ndodhur një javë më parë në një fasoneri këpucësh, në zonën e Freskut në Tiranë.

I mituri është person me precedent penal, i arrestuar edhe pak muaj më parë për tritolvënie në një banesë në Valias.

Në atë kohë, gjykata e liroi nga qelia me masë më të butë për shkak të moshës. 16 vjeçari banon në zonën e Kamzës dhe për policinë njihet si problematic, i dyshuar për vjedhje dhe konflikte me persona të tjerë.

Pasi u arrestua për shpërthimin me tritol në fasonerinë në Fresk, ai i tha hetuesve se ishte porositur nga 46 vjeçari Edmond Arapi që të vendoste tritolin në derën e fasonerisë të një pronari Italian kundrejt shumës 100 mijë lekë të reja.

16 vjeçarit, pas arrestimit policia i sekuestroi veshtjet e përdorura në ngjarje, biçikletën me të cilën u largua, e dyshuar e vjedhur më parë, si dhe një mekanizëm shkrehës arme.
Pas dëshmisë së 16 vjeçarit, policia arrestoi edhe porositësin Edmond Arapin. 46 vjeçari u kap në Himarë ku ishte larguar pas shpërthimit me tritol.

Ai ka mohuar të ketë porositur vendosjen e tritolit. Ndërsa pronari Italian Roberto Del Gaido nuk është marrë në pyetje për të zbuluar konfliktet që ka me Arapin, pasi është larguar në Itali.

Në sajë të hetimeve, policia ka dyshime se Edmond Arapi i kishte vënë gjobë prej 100 mijë euro italianit Roberto Del Gaido dhe e kërcënuar disa herë që nëse nuk do t’a paguante këtë shumë, do të ishte i rrezikuar. Por italiani kishte refuzuar të paguante. Dyshohet që gjoba të jetë vënë për shkak të ndonjë konflikti që italiani dhe 46 vjeçari të kishin për fasonerinë.

Ky nuk është rasti i parë që të miturit përfshihen në paligjshmëri. Referuar të dhënave, gjatë vitit 2022, numri i krimeve të kryera nga të miturit ka qenë 1470, ndërsa janë arrestuar 50 të mitur për vepra të ndryshme penalë dhe të tjerë janë hetuar në gjendje të lirë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAMA TAKOHET ME ZELENSKYN NË MOLDAVI/ Zbardhen detaje nga takimi
Previous article ME KANABIS NË BANESË/ Arrestohet një person në Krujë, shpallet në kërkim djali i tij

s.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin Aktualitet

AKUZAT/ SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim Aktualitet

E RËNDË/ Dy plagosje me thikë në Fushë-Krujë, dy ngjarje të ndara brenda pak orësh, një person në pranga dhe dy në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT