• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“FEMIJET PO TRAJTOHEN SI…”/ I riu shqiptar që kaloi nga trafikantët po lufton për të qëndruar në Britani
Home
Aktualitet
Kronikë

“FEMIJET PO TRAJTOHEN SI…”/ I riu shqiptar që kaloi nga trafikantët po lufton për të qëndruar në Britani

17 February, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Një i ri shqiptar po lufton për të qëndruar në Britaninë e Madhe. I riu me emrin Samet, i cili u kontrabandua në Britani që kur ishte adoleshent. Ai u birësua nga një anglez, dhe së fundmi bashkë me Sametin ka mësuar vendimin e Zyrës së Brendshme Britanike e cila ka hedhur poshtë kërkesën e të riut për të qëndruar në Britani.

Nga ana tjetër, Home Office nuk ka dashur të komentojë rastin përderisa procedurat ligjore janë në proces. Por betejës së të riut shqiptar i janë bashkuar gjysmë milioni njerëz të cilët kanë nënshkruar një peticion në mbështetje të tij, i cili kaloi një fëmijëri të tmerrshme që në moshën 11-vjeçare kur detyrohej të lypte rrugëve në Shqipëri, shkruajnë mediat angleze.

Më pas ai u trafikua fillimisht në Belgjikë, para se të përfundonte në Bristol nga trafikantët, kur ishte vetëm 15 vjeç. I riu u mor nën kujdesin e anglezit  Stokes, i cili është kujdesur me ushqim dhe veshje për më shumë se 60 të rinj. Samet filloi shkollën në Bristol, dhe më pas filloi një kurs zdrukthëtarie.

John Stokes tha se sistemi i vendosur nga qeveria krejt ‘mizor’ për trajtimin e qindra fëmijëve që trafikohen në Britaninë e Madhe si skllevër të ditëve tona nga trafikantët, për të punuar kundër vullnetit të tyre në fermat e kanabisit, lavazhet e makinave.

Sipas Stokes, sistemi duhet të ndryshojë për të mbështetur fëmijët që përfundojnë në Britaninë e Madhe.

“Të vetmit njerëz që përfitojnë janë trafikantët, sepse ata i sjellin këtu. Nuk është zgjedhja e të rinjve, që të vijnë këtu. Ata janë viktima dhe duhet të trajtohen si të tillë. Pas punës në shërbimet sociale për 30 vjet, nuk ka asnjë fushë tjetër të kujdesit për fëmijët ku të rinjtë trajtohen me aq mizori si në këtë sistem të Home Office. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për aq kohë sa të mundemi. Natyrisht, gjithçka kushton para dhe unë kam arritur të mbledh para për të paguar për të deri më tani”, theksoi ai.

Sameti është bërë një tifoz i flaktë i Bristol City dhe ai ka marrë edhe mbështetjen e klubit dhe tifozëve të famshëm si aktori i njohur britanik, Joe Sims.

Mundësitë që i riu shqiptar të qëndrojë në Britaninë e Madhe janë të pakta.  “Nëse ai kthehet në Shqipëri atij i rrezikohet jeta”, u shpreh Stoke.

Grupi i fushatës “Every Child Protected Against” tha se nga 754 fëmijë janë trafikuar në Britani në vetëm një vit, 2019-2020, dhe vetëm 17 prej tyre lejuar të qëndrojnë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DO TA KETË KUNDËRSHTAR/ Lampard mburret me Brojën: Jam unë që i dhashë debutimin
Previous article KONFLIKTI PER UKRAINEN/ VOA: Kongresi amerikan ende pa një paketë sanksionesh ndaj Rusisë

F.autor

Postime të ngjashme

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar Aktualitet

VRAU NËNËN DHE PLAGOSI BABANË/ Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit Aktualitet

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT