Monika Kryemadhi prej më shumë se dy vitesh kërkon me ngulm rrëzimin e Edi Ramës pas prishjes së koalicionit duke e quajtur se ai është e keqja e Shqipërisë.
Në muajt e fundit opozita ndërmori edhe aktin ekstrem, atë të djegies së mandateve. Ky akt nuk mund të ngelte dhe pa mbështetje e bashkeshortit të saj Ilir Meta tashmë president i Shqipërisë, i cili dy muaj më pas mori vendimin e ç’dekretimit të zgjedhjeve lokale.
Sot situate në Shqipëri nuk duket aspak e qetë pasi militantë të PD dhe LSI dogjën dhe shkatërruan qendrat e votimit. Lulzim Basha sot ndodhej para prokurorëve për të dhënë llogari atyre për lobimin në SHBA me para ruse. Por ndryshe nga Basha, kryetarja e LSI ka zgjedhur të shkojë në një klinikë mjekësore për të kuruar pamjen e saj se duhet e kuruar para protestuesve.
Shumë here në media është lakuar pasuria “marramendëse” e çifti Meta-Kryemadhi. Kjo e fundit thuajse në çdo deklaratë të saj permend shprehjen se “shqiptarët nuk kanë bukë të hanë.
E vërteta është se ndryshimi mesa duket, duhet të fillojë nga ajo e para.
1. Monika Kryemadhi sot në klinika stetike:
Monika shkon në klinika mjekësore për të kuruar pamjen e saj, pasi na duhet një opozitare në formë.
Kuptohet, këto klinika janë paksa të shtrenjta, por ia vlen, pasi Monika tashmë ka marrë pamjen e një vajze dhe ia vlen që të harxhojë disa mijëra euro
2 . VILA E SHTRENJTË E ÇIFTIT META-KRYEMADHI
Vila e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës në Gjirin e Lalzit ka një shpenzim perrallor. Me 2000 m2 oborr me ullinj dhe palma gjigande që u sollën me helikopter nga madhësia si dhe brenda në vilë ndodhen 11 WC. Mobilimi kushton mbi 400 mijë euro.
Kjo është thjeshte vila për fundjava sepse ata jetojnë në një pallat 5 katësh ku 4 kate janë banesa e tyre në qendër të Tiranës në zonën e bllokut. Kjo është një foto e bërë gjatë një interviste të dhënë për mediat nga bashkëshortja e kreut të LSI, Kryemadhi, e cila është edhe deputete. Sipas Monikës edhe macja ka tualetin e veçantë për të kryer nevojat personale.
3. SYZET 1500 EURO TË MONIKA KRYEMADHIT
Ndërkohë që qan hallet e popullit, nga ana tjetër, Kryemadhi shëtit me veshje të shtenjta, ku vetëm syzet kanë një çmim marramendës.
Syzet e Kryemadhit kanë vlerën e rreth 1500 eurove, të markës “Chrome Hearts”, me flori të bëra me dorë, të modelit “Diamond Dog”. Këto lloj syzesh kanë një sasi të limituar në treg dhe mezi gjenden, por kryetarja e LSI-së i ka gjetur dhe shëtit me to nëpër Tiranë.
4. Fustani 7 mijë euro:
Fustani i Monika Kryemadhit kushton 5.146 paund anglez. Ose afërsisht 7 mijë euro. Ai është mëndafsh i zbukuruar me gurë të çmuar dhe në koleksionin e tij ka çmimin 5.146 paund, ose afërsisht 7 mije euro.
Përgatiti: AlpeNews.al