• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“FËMIJËT E MIJ DO JETOJNË NË SHQIPËRI…”/ Monika Kryemadhi: Do kenë shumë armiq, se Iliri dhe Monika kanë shumë armiq
Home
Politikë

“FËMIJËT E MIJ DO JETOJNË NË SHQIPËRI…”/ Monika Kryemadhi: Do kenë shumë armiq, se Iliri dhe Monika kanë shumë armiq

10 July, 2020 s.autor Politikë

Një nga sfidat e LSI dhe kryetares Monika Kryemadhi është kthimi i shqiptarëve të larguar në vitet e fundit nga Shqipëria. Por brenda kësaj sfide ajo ka edhe një sfidë familjare. Në emisionin “Hard Talk” nga Roland Qafoku në grupin mediatik Fjala, Kryemadhi tha se do të synojë dhe realizojë që tre fëmijët e saj të jetojnë dhe ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri.

-Cili është çelsi i artë për të arritur sukses?

-Besimi që kanë njerëzit te LSI-ja dhe unë do bëja çdo gjë për fëmijët e mi. Dhe çdo prind do bëjë çdo gjë për fëmijën e tyre. Një 18-vjeçar nëse i tjotë prindit “unë dua të jetoj në Shqipëri”, dua të shkollohem këtu, dua të ndërtoj të ardhmen time këtu…

Fëmijët tuaj do jetojnë këtu?

-Sigurisht që do jetojnë këtu. Çuni im do të martohet me shqiptare dhe do të jetojë i lumtur në Shqipëri.

-Nga e dini ju që do të martohet me shqiptare?

-Ma thotë ai, nuk e them unë. Fëmijët e mi mund të jetojnë shumë më mirë jashtë sepse do vlerësohen se janë fëmijët e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, por do jetonin shumë nën tension këtu në Shqipëri sepse armiqtë e Monikës, armiqtë e Ilirit, do ishin armiqtë e tyre. Miqtë e Monikës dhe Ilirit në politikë nuk do ishin kurrë miqtë e tyre.

-Cili është gabimi juaj i madh?

-Të bësh Edi Ramën kryeministër.

E kanë bërë votat e LSI-së në 2013. Dhe përveç kësaj të qënurit luajal në ekstrem ndaj Edi Ramës, është po përsëri… Nuk mund t’i qëndrosh luajal një njeriu që nuk është besnik.

-Çfarë note i vini Bashës lidhur me besimin?

-Unë s’kam pse ta vlerësoj fare me notë, unë nuk jam zysha e Bashës. Bashën e vlerëson elektorati me votë. Monikën e vlerëson elektorati. Basha përfaqëson PD, unë përfaqësoj LSI-në. Secili nga ne, punon për partinë e tij. Personalisht unë e besoj me 10 zotin Basha.

-Se zoti Meta ka thënë se ai gënjen dhe për orën.

-Unë kam orën time, nuk pyes zotin Basha për orën.

-A keni frikë se mund të zhgënjeheni nga Basha ashtu siç u zhgënjyet nga Rama?

-Pse do zhgënjehem unë? Nuk zhgënjehem nga asnjë njeri. Zhgënjimi politik ndodh për shqiptarët. Nëse Basha do zhgënjejë, do zhgënjejë PD-në në rradhë të parë, elektoratin e tij. Por jam e bindur që çtensionimi i situatës politike, krijimi i një sistemi politik, do ta bëjnë që shqiptarët nuk kanë pse të zhgënjehen por do gjykojnë me votë çdo njeri që nuk mban premtimet.

-Zonja Kryemadhi, pse duhet t’iu besojnë dhe t’iu votojnë juve shqiptarët?

-Unë e kam shumë të thjeshtë për t’a thënë këtë gjë. Nëse dikush nuk ka punuar apo nuk ka votuar me LSI-në, mjafton t’i drejtohet dikujt që ka votuar për LSI-në, dikujt që ka punuar me LSI-në dhe do të thotë që të jesh pjesë e LSI-së nënkupton të jesh pjesë e një familjeje. Dhe njerëzit e një familjeje kujdesen shumë për njëri-tjetrin. LSI-ja kujdeset për njerëzit e saj. LSI-ja ua jep shansin njerëzve të saj. Por problemi tani është që LSI-ja do dalë jashtë njerëzve të saj.

Sot LSI-ja do ia japë shansin të gjithë shqiptarëve sepse ka ardhur koha që shqiptarët të kenë një shans për të ecur përpara dhe jo vetëm për të pasur shansin për një vend pune dhe për të marrë një lëmoshë. LSI-ja ua ka dhënë shansin shumë të rinjve dhe të rejave dhe çdo i ri dhe e re që ka dëshirë të realizojë ëndrrat e tij e gjen veten në LSI. Ne na ka dalë nami që i fusim njerëzit në punë, ne na ka dalë nami që e mbajmë fjalën, keshtu që mendoj se slogani ynë më i mirë është “Takoni ata që kanë jetuar me LSI-në dhe do të kuptoni se kush është LSI-ja.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "HERA E PARË NË 30-VJET..."/ Pandeli Majko: Pse PS do marrë mandatin e tretë
Previous article "NUK BËJ MUNDJE ME METËN, BËJ DASHURI..."/ Monika Kryemadhi: Çizmja ndaj Ramës, ishte aksion politik

s.autor

Postime të ngjashme

SAMITI I ARDHSHËM I NATO-s NË TIRANË/ Ministri Hoxha: Mund të ndodhë në vitin 2027, kemi nisur përgatitjet për organizimin Politikë

SAMITI I ARDHSHËM I NATO-s NË TIRANË/ Ministri Hoxha: Mund të ndodhë në vitin 2027, kemi nisur përgatitjet për organizimin

DHUNA NË PROTESTË/ Deputetja e PS: Janë bërë agresivë për shkak të tkurrjes së numrit të pjesëmarrësve Politikë

DHUNA NË PROTESTË/ Deputetja e PS: Janë bërë agresivë për shkak të tkurrjes së numrit të pjesëmarrësve

BEGAJ VIZITË NË LUGINËN E PRESHEVËS/ Takime me faktorin shqiptar: I sigurova që do të jem avokat i shqiptarëve të kësaj treve Politikë

BEGAJ VIZITË NË LUGINËN E PRESHEVËS/ Takime me faktorin shqiptar: I sigurova që do të jem avokat i shqiptarëve të kësaj treve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT