• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FËMIJËT E BLLOKUAR NË SHPELLË/ Trajneri kërkon falje, inxhinierë të “Elon Musk” mbërrijnë…
Home
Jetë

FËMIJËT E BLLOKUAR NË SHPELLË/ Trajneri kërkon falje, inxhinierë të “Elon Musk” mbërrijnë…

7 July, 2018 k.autor Jetë

Trajneri i futbollit i bllokuar në një shpellë bashkë me 12 fëmijë tajlandezë iu ka kërkuar falje prindërve të tyre në letrën e parë që ai dhe skuadra kanë dërguar nëpërmjet zhytësve që vazhdimisht kontrollojnë gjendjen e tyre.

“Dua t’iu kërkoj fale prindërve. Jemi të gjithë mirë, premtoj që do kujdesem për ta”, shkruan tekniku 25-vjeçar.

Fëmijët kanë pasur mundësi të dërgojnë mesazhe tek të dashurit e tyre falë zhytësve të Navy Seal.
Të gjithë fëmijët bashkë me trajnerin e tyre kanë pasur mundësi t’iu shkruajnë disa rreshta të dashurve të tyre me mesazhe me përmbajtje të ngjashme, duke i siguruar për shëndetin e tyre, fjalë malli, dëshirë për të bërë shumë gjëra pasi të dalin nga shpella.

Ndërkohë, shpëtimtarët kanë vendosur që ata nuk do të tentojnë një evakuim nënujor pasi djemtë nuk janë ende në gjendje ta përballojnë. Megjithatë, vendimi mund të ndryshojë nëse fillojnë shirat e mëdhenj: në këtë rast do të tentohet të largohen menjëherë jashtë djemtë.

Zvogëlohet numri i shpëtimtarëve, por 4 gjithmonë me grupin
Mungesa e oksigjenit dhe lodhja në shtegun rraskapitës ka zvogëluar numrin e shpëtimtarëve në shpellën Tham Luang ku prej dy javësh janë bllokuar 12 djemtë me trajnerin e tyre, por të paktën katër njerëz janë gjithmonë me grupin. Këtë gjë e deklaroi guvernatori Narongsak Osatanakorn, i cili drejton operacionet.

Inxhinierë të Elon Musk në vend – Një inxhinier tajlandez që punon për sipërmarrësin amerikan Elon Musk, pronar i kompanive të teknologjisë inovative si Tesla dhe Space X – është aktiv me shpëtuesit e angazhuar në kërkimin e jashtëm të shpellës Tham Luang, me shpresën për të gjeturi një hendek në shkëmb ku mund të gërmojnë për të arritur 12 lojtarët e rinj të bllokuar me trajnerin e tyre.

Kjo u njoftua nga një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme, cituar nga gazeta tajlandeze The Nation. Inxhinieri tajlandeze do të arrihet në mbrëmje nga tre kolegë të huaj që punojnë për Teslën, Space X dhe Boring Company, tre nga kompanitë kryesore të Musk.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Grabitën 30 vjeçarin në rrugë, arrestohen pas dy muajsh të rinjtë nga Lushnja (EMRAT)
Previous article Jeta e përditshme në Iran: "Ne kemi frikë, jemi të dëshpëruar"

k.autor

Postime të ngjashme

KINEMAJA BOTËRORE NË ZI/ Shuhet aktori legjendar i komedisë Tim Curry, nga “I vetëm në shtëpi” te “Scary Movie” dhe “IT” Jetë

KINEMAJA BOTËRORE NË ZI/ Shuhet aktori legjendar i komedisë Tim Curry, nga “I vetëm në shtëpi” te “Scary Movie” dhe “IT”

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine Jetë

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet Jetë

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT