• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Fëmijët dhe nipërit e Titos bëhen milionerë/ Ja sa vlen pasuria e Josip Broz-it
Home
Rajon

Fëmijët dhe nipërit e Titos bëhen milionerë/ Ja sa vlen pasuria e Josip Broz-it

17 June, 2018 Redaktor2 Rajon

Familjarët e Josip Broz Titos, të afërmit dhe trashëgimtarët e pasurisë së tij, këto ditë më padurim po presin të dëgjojnë se çfarë u kishte lënë i afërmi i tyre nga trashëgimia.

Fillimisht gjykata themelore kishte përfunduar procesin e parë të gjatë 30 vite, dhe më pas ka marrë një vendin për ndarjen e trashëgimisë së Marshallit. Ky vendim pritet të merret në më pak se një muaj. Megjithatë, pyetja kryesore në Serbi është se sa me të vërtetë vlen trashëgimia e kryetarit të Jugosllavisë, dhe nëse ajo është me të vërtetë tepër e vlefshme, shkruan e përditshmja serbe Telegraf.Derisa nuk dihet se çfarë kanë fituar trashëgimtarët, nëpër Beograd po qarkullojnë tregime nga më të ndryshimet në lidhje me atë se çfarë në të vërtetë i kishte lënë presidentit i Jugosllavisë fëmijëve dhe të afërmve, ku po përmenden edhe shifra milionëshe – si në pasuri të patundshme, ari, piktura, medalje dhe enë…

Vlera reale e arit dhe patundshmërive të Titos pritet të llogaritet, kurse ky proces do të mbahet në mend nga prolongimi i procesit gjyqësor, pasi me ndërrimin e sistemeve politike ashtu edhe seancat verifikuese kanë ndryshuar formën.

Historiani Çedomir Antiq, ka deklaruar se çështja e pronës dhe trashëgimisë së Titos është shumë komplekse, dhe se gjykatat gjatë procesit ishin nën presione shumë të mëdha.

“Pasuria e luajtshme e Josip Broz-it vlerësohet në dhjetëra e deri në qindra miliona euro. Shqetësimi më i madh i gjitha gjykatave ishte përcaktimi i asaj se çfarë duhet të jetë pronë shtetërore e çfarë private”, ka shtuar Antiq.

Por si ilustrim mund të përdoret rasti i pensionit të Jovanka Broz, ose shuma e pensionit të saj. Autoritetet dëshironin ti epnin Jovankes pensionin më të madh të mundshëm në vend, kurse ajo e kishte kërkuar pensionin në bazë të pagës aktuale të JosipBrozit, që para disa viteve ishte e barabartë me atë të një sundimtari aziatik, e jo të një Presidenti.

Një gjykatë ka kryer verifikim zyrtar dhe ka prezantuar të afërmit e Marshallit, ndërsa avokatja Violeta Koçiq-Mitaçek, përfaqësuese e djalit të Titos, Misha dhe mbesës Zlativa, ka refuzuar çdo propozim të mëtejmë për të krijuar lista të reja me pasurinë e Titos nga institucionet e ndryshme shtetërore, duke i cilësuar si të tepërta.

Enigmë e madhe mbeten pronat e paluajtshme e Titos, pasi gjitha ato që i kishte marrë kanë qenë personalisht të tij, dhe për këtë ende nuk dihet se çfarë do të mbetet në pronësi të shtetit. Por, Antiiq beson se nuk mund të përcaktohet e gjithë pasuria e Titos, pasi nuk dihen se çfarë statusi kanë rreth 100 objektet të cilat i kishte nëpër gjithë ish-Jugosllavinë.

Përveç mbesës së Titos, Svetlana Broz dhe vajzës së saj, në listën e trashëgimtarëve figurojnë edhe i biri Misha, nipërit e mbesat, Joshka, Zllatica dhe Edvard, si dhe trashëgimtarët e Jovankës, motrat e saj Nada dhe Zora.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "RRUGA E ARBRIT"/ Rama prezanton projektin: Dibra fillon rrugën, jo me daulle e tam-tame për t’i hedhur hi syve si Saliu
Previous article Portieri i Islandës në qiellin shtatë, tregon si e mundi Messi-n

Redaktor2

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT