• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FËMIJË ME PROKURË/ Ish-partnerja e mashtron: Alo, po vdes ma sill vajzën ta shoh për herë të fundit
Home
Aktualitet
Kronikë

FËMIJË ME PROKURË/ Ish-partnerja e mashtron: Alo, po vdes ma sill vajzën ta shoh për herë të fundit

25 January, 2022 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Një çift që u nda mbasi kryefamiljari u burgos në Itali, kanë përdorur noteren si garanci për t’i lejuar njëri-tjetrit takimin me fëmijën 5 vjeçe. Dy të rinjtë nisën bashkëjetesën në 2011 por pa kaluar shumë kohë, djali u largua në Itali ku dhe u burgos. Partnerja nuk e ka pritur shumë gjatë, ajo u largua në Greqi dhe vajzën e vogël e la pranë prindërve të saj. Mbasi prindërit e të dyja palëve janë grindur se kush duhet ta rrisë fëmijën, pasi asnjëri nga prindërit biologjikë nuk gjendej në Shqipëri, është vendosur që fëmija t’u dorëzohej prindërve të djalit.

Kjo çështje mes palëve dhe sherreve mes tyre për fëmijën ka dalë në sipërfaqe gjatë këtij muaji, kur babai biologjik ka shkuar në policinë numër pesë dhe ka treguar historinë se si u ra dakord që për të mos pasur tejkalime në mbajtjen e fëmijës, ishte e nevojshme që në lojë të hynte dhe një noter. Por A.T këmbëngul përpara policisë se ish-bashkëjetuesja e mashtroi dhe e bindi se kishte nevojë ta takonte të bijën mbasi ishte në momentet e fundit të jetës. Në këtë pikë ai i tregon komisariatit numër pesë se e vuri dorën në zemër dhe për të qenë garant, lejoi udhëtimin e të bijës drejt Greqisë me kushtin që ajo të kthehej nga e ëma në Tiranë brenda datës 20 janar 2022.

“Gjatë bashkëjetesës ne shkonim shumë mirë si çift, nuk kishim konflikte. Deri në 2018 zgjati kjo marrëdhënie, unë u largova në Itali për të gjetur punë dhe aty rashë në burg. Sapo rashë në burg, ish bashkëjetuesja u largua nga shtëpia dhe e la vajzën me prindërit”- nis rrëfimin e tij babai i fëmijës në kallëzimin që iu tregua gazetës “Si”. Por njëri nga personat që hyri si garant tek noteri për dorëzimin e fëmijës tek e ëma dhe kthimin pas të saj, është i vëllai i gruas që jeton në Greqi. Ai kundërshton: “Motra ime përherë është dhunuar; u largua për shkaqe shëndetësore, megjithatë vajzën e la në duar të sigurta dhe do t’ja kthente” përmend ky shtetas pranë policisë.

Shfaqja e gruas me inicialet M. P., nis përmes një telefonate, pa kaluar shumë kohë mbasi A.T. u martua. “Kur dola nga burgu lidha kurorë me një vajzë tjetër dhe mbas ca ditësh më telefonon ish-partnerja. Më tregoi se vuante nga një sëmundje e pashërueshme dhe që i kishte ditët e fundit. Kërkoi të shikojë vajzën”. Ky person shton se nga keqardhja pranoi pa asnjë hezitim dhe megjithatë kërkoi një person garant me të cilin e bija do të udhëtonte dhe t’i rikthehej në shtëpi. I bindur se një kontratë noteriale do të shërbente për marrjen e përgjegjësisë, babai ka shkuar tek noteri dhe i ka shkruar të gjitha kushtet e mësipërme. Ai thotë se ishte vendosur që fëmija t’i dorëzohej në muajin janar 2022, por diçka e tillë nuk ndodhi. Përkundrazi babai kallëzues u mashtrua. ‘E telefonova kur vajza nuk po kthehej dhe i thashë ish-gruas përse s’po e sjell vajzën do të kallëzoj, ajo u përgjigj: ‘bëj ç’të duash”.

 

 

Të njëjtën përgjigje i ka dhënë edhe i vëllai i saj që aktualisht gjendet në Shqipëri. Por ai ka shtuar gjithsesi se e motra nuk e braktisi asnjëherë vajzën, por u largua nga Shqipëria mbasi ishte sëmurë dhe askush nuk po e kuronte. Kurse fëmijën e la tek prindërit e saj që pa dashje hynë në luftë gjyshërish me njëri tjetrin se kush duhet ta mbante minorenen. Policia i tha gazetës Si se po këqyr të gjitha shkresat përfshi edhe prokurën përpara noterit, por edhe shkresa të tjera derisa të bindet nëse duhet apo të hetohet kjo çështje për marrje pa të drejtë të fëmijës sa kohë vajza është e mitur dhe deri sa të mbushë moshën duhet të qëndrojë me nënën./gazetasi

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ OBSH paralajmëron: Mos mendoni se pandemia po arrin fundin e lojës, ka gjasa të dalin variante të reja
Previous article AKSION POLICOR NË DURRËS/ Njëri u kap me drogë, dy të tjerë të dehur në timon. 3 të arrestuar

Delo.autor

Postime të ngjashme

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë! Aktualitet

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë!

MBLEDHJA E GJYQTARËVE/ Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së Aktualitet

MBLEDHJA E GJYQTARËVE/ Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun Aktualitet

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT