Arbër Çekaj rezulton i njohur për hetuesit shqiptarë, pasi informacionet me te fundit pohojnë se Arber Çekaj iu sekuestrua një ngarkesë me 90 kg kokainë në dhjetor të vitit 2015 në Ekuador.
Policia ka referuar materialet në prokurorinë e Krimeve të Rënda në datë 22.12.2015 me numër protokolli 12041 dhe 12041/1 për rastin. Në janar të 2016 pas referimit të materiale është shoqëruar me iniciativë të policisë Arbër Çekaj, ku ka dhënë deklarimet në lidhje me këtë rast.
Por nga prokuroria, me në krye Adriatik Llallën, hetimet nuk vijuan dhe cështja u mbyll.
Ende nuk dihet se përse prokuroria shqiptare, ka mbyllur hetimet, ndërsa pas rreth dy vitesh, pak ditë më parë në kontenierin e kësaj kompanie u sekuestrua sasia rekord prej 613 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia.
Drejtori Kundër Narkotikëve në Policinë e Shtetit, Sokol Selfollari, jo më larg se dje tha se në Shqipëri kanë ardhur agjentët e DEA amrikane (Agjensia Amerikane Antidroge) dhe ata të FBI, të cilët në bashkëpunim me palën shqiptare, po hetojnë 613 kg të kapura këtë javë.
Veç të tjerash po hetojnë edhe bashkëpunetoret dhe mbështetesit e tyre në sistemin e drejtesisë, në shtet dhe politikë. E emri i parë që ka dalë deri tani, është Adriatik Llalla, meqë në kohen e tij ështëpushuar çeshtja në 2015.
Nëse do ishin çuar gjërat deri në fund herën e pare me siguri që kjo e fundit nuk do ndodhte.
Çka do të thotë se ata kanë patur mbështetje të fuqishme shteterore në Shqiperi që i ka bërë ata aq të pushtetshëm dhe të guximshem sa të sjellin sasira si kjo e fundit me 613 kg, 90% e pastër dhe me vlerë 180 milione euro vlera… kur te hidhej në treg.
AlpeNews.al


