• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“FATURA REALE E ENERGJISË DO HIQET…”/ Rama takim me biznesin e vogël: I kam kërkuar OSHEE të vendosë diferencën, por…
Home
Politikë

“FATURA REALE E ENERGJISË DO HIQET…”/ Rama takim me biznesin e vogël: I kam kërkuar OSHEE të vendosë diferencën, por…

15 March, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me përfaqësues të biznesit të vogël ku në fokus ishte sërish rritja e çmimeve. Rama u shpreh se nuk jemi në kate të ndryshme dhe qeveria po qëndron me qytetarët.

“Është e natyrshme që një rritje e çmimeve të krijojë ndjenjë alarmi te çdo familje. Por sa më mirë ta dimë arsyen dhe sa më mirë t’i dimë faktet aq më të kalitur jemi për ta përballuar këtë situatë. Ne ndërkohë pa diskutim që gjërat mund të shkojnë edhe më keq sepse kjo është jashtë vullnetit tonë apo vullnetit të vendeve demokratike dhe ka të bëjë me një luftë ku agresori është i paparashikueshëm por ka shumë më tepër gjasa që gjërat të stabilizohen dhe një pjesë e çmimeve të vazhdojnë të stabilizohen.

Ajo që është më e rëndësishme është se ne nuk jemi të ndarë në kate të ndryshme por jemi në të njëjtin kat. Sa i takon qeverisë ajo është në radhë të parë për të mbrojtur njerëzit nga goditjet e ditëve të vështira. Nga fatkeqësitë natyrore që janë të paimagjinueshme. Është e vështirë të mësohemi për me një luftë në Europë në vitin 2022. Pavarësisht luftës përpara disa muajsh u shfaq një krizë energjetike për të cilën kishte dyshime edhe bëheshin debate”, u shpreh Rama.

Ai tha se i ka kërkuar OSHEE të vendosë në faturën e energjisë elektrike diferencën e çmimit që përballohet nga qeveria, ndërsa shtoi se nëse bizneset do paguanin aq sa konsumojnë do detyroheshin të heqin punonjës nga puna.

“Ju e dini mirë që në rast se familjet tona në Shqipëri goditen te energjia gjërat fillojnë se çekuilibrohen. Ne thamë që do vëmë mburojë financiare për çmimin e energjisë që çdo faturë të vazhdojë të vijë si ka ardhur deri tani dhe askush të mos e ndjejë rritjen e çmimit në xhep. Vazhdojmë ta themi këtë edhe pse çmimi ka kërcyer aty ku nuk e parashikonte dot askush. Ky është fakt. Këtij fakti nuk kemi çfarë i bëjmë. Me faktet nuk luftohet. Ne do vazhdojmë ta mbajmë mburojën. I kam kërkuar OSHEE që për çdo faturë energjie të sjellë edhe pjesën e pagesës së buxhetit të shtetit. Nuk e di a do e zgjidhin. Por ne do e bëjmë transparente këtë pjesë. Do doja që faturat të ishin në këtë formë.

Me faturën reale ti i çon edhe heqjen nga puna të një punonjësi. Ne energjinë e marrim nga burimet tona ujore. Kur ato janë të mangëta, duhet të dalim në import. Në import jemi të detyruar të blejmë energjinë si të tjerët. Thonë disa se ne kemi pagat më të ulëta. Kur ti shkon dhe blen energji në treg ai që e shet nuk i thotë sa i kanë pagat klientët e tu. Ajo ka një çmim të njëjtë për të gjithë”, deklaroi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POLICIA AKSION NË RRUGË/ Gjoba në pak orë, ja shkelja më e shpeshtë që u konstatua tek shoferët
Previous article BOMBARDIMET RUSE NË MARIUPOL/ Mbi 2500 të vrarë, publikohen pamjet me dron të shkatërrimit të qytetit

s.autor

Postime të ngjashme

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

EKZEKUTIMI I ARTAN MYRTAJT/ Historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet Aktualitet

EKZEKUTIMI I ARTAN MYRTAJT/ Historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet

ATENTATI NË SARANDË/ Sapo ishte ulur për kafe në një lokal, 44-vjeçari tentoi t’i largohej me vrap autorëve, por u vra në mes të rrugës Aktualitet

ATENTATI NË SARANDË/ Sapo ishte ulur për kafe në një lokal, 44-vjeçari tentoi t’i largohej me vrap autorëve, por u vra në mes të rrugës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT