• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Fatos Lubonja: Visho u tërhoq në moment delikat/ Rama kërkon të kontrollojë SHISH
Home
Shqipëri

Fatos Lubonja: Visho u tërhoq në moment delikat/ Rama kërkon të kontrollojë SHISH

13 November, 2017 F.autor Politikë, Shqipëri

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar dorëheqjen e kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika si dhe propozimIN e kryeministrit Edi Rama për emërimin e ish-kreut të Shërbimit Informativ Kombëtar në postin e ambasadorit të Shqipërisë në NATO. Në një lidhje me ‘Skype’ për News24, Lubonja tha se Visho Ajazi nuk duhet të jepte dorëheqejn në këtë moement delikat, ndërsa sipas tij Rama kërkon të kontrollojë SHISH.

“Është ndër gjërat që kam thënë në atë kohë. E para që Visho Ajazi braktisi detyrën në një moment të rëndësishëm, siç ishte rasti ‘Tahiri’ si dhe policia e përfshirë në krim. Ai u tërhoq. E dyta ne kemi të bëjmë me një hap të Ramës për të kontrolluar SHISH, i cili ishte i vetmi institucion që nuk e kontrollonte. Visho Ajazi u tërhoq në një moment delikat se mbase kështu janë bërë pazaret. Qeveria dhe krimi nuk po dallohet se ku fillojnë dhe ku mbarojnë. Jemi në një moment që duhet të reflektojmë shumë thellë për rreziqet që na kanosen”- tha Lubonja.

Lubonja komentoi edhe deklaratat e kreut të PD, Lulzim Basha, i cili kërkoi ndihmë FBI dhe DEA për të zbërthyer lidhjet e krimit me politiken dhe parave të krimit që do investohen në ekonominë shqiptare. Lubonja tha se problemet duhet të zgjidhen vetë dhe jo duke kërkuar ndihmë nga të huajt.

“Nuk më pelqeu një moment në akuzat e opozitës, ku Basha kërkon nga FBI që të bëjë transparencë. Unë s’di se si mund ta bëjë, nëse bëhet fjalë sic thotë edhe Vasili që këtu me paratë e krimit do filtrohen në ekonomi përmes oligarkisë, dhe paratë e krimit ku aludohet për një lidhje direkte midis parave të krimit dhe trafikantëve dhe oligarkëve këtu s’është më fjala të përmendimn këto terma të përgjithshme është fjala të përmendin emra, cilët janë dhe cila është lidhja direkte apo indirekte që ka pasur politika e s’mund ta bëjë FBI më mirë se opozita për të qenë e ndershme me njerëzit”, tha Lubonja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 2 vjet nga Bataclan/ Kujtimi i të mbijetuarve, një tatuazh mbi lëkurë për të mos harruar (FOTO)
Previous article VIDEO/ Rama paralajmërim të fortë: Të shkarkohet kryebashkiaku i…

F.autor

Postime të ngjashme

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë Politikë

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show Politikë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT