• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“FATMIRI E MASAKROI DJALIN TIM”/ Vrasja e Erjon Pelivanit në Greqi, flet nëna e 33-vjeçarit: Djali nuk kishte lidhje me vajzën, ajo sajoi të gjithë mesazhet dhe…
Home
Breaking News

“FATMIRI E MASAKROI DJALIN TIM”/ Vrasja e Erjon Pelivanit në Greqi, flet nëna e 33-vjeçarit: Djali nuk kishte lidhje me vajzën, ajo sajoi të gjithë mesazhet dhe…

15 April, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ka kaluar një vit nga vrasja e Erion Pelivanit në Greqi nga kunati i tij, Fatmir Tarellari, pasi kishte dyshime se kishte abuzuar seksualisht me vajzën e tij që prej moshës 9 vjeçare.

fatmir tarellari erjon pelivani

Por hetimet e fundit kanë zbuluar se gjithçka në këtë ngjarje ishte e sajuar nga vajza 19-vjeçare, e cila më në fund ka pranuar para autoriteteve se ka falsifikuar mesazhet që implikonin viktimën.

Në një lidhje telefonike për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 me autore Evis Ahmeti nëna e 33-vjeçarit ka treguar disa detaje të reja.

Në një rrëfim të dhimbshëm dhe tronditës, nëna , tha se familja po përjeton një dramë të dyfishtë humbjen e të birit dhe zbulimin e të vërtetës së vonuar, që sipas saj, e nxjerr djalin të pafajshëm.

“Ne në këtë situatë nuk po ndihemi mirë, sepse jemi prindër,” tha ajo, ‘por jemi të qetë sepse drejtësia, më në fund, po vihet në vend. Djali im nuk kishte asnjë lidhje me vajzën. Të gjitha mesazhet që ajo paraqiti dolën të ishin të sajuara. Nuk kishte asnjë provë që e implikonte Erjonin” tha ajo

E ëma e viktimës theksoi se çdo gjë që 19-vjeçarja kishte deklaruar, ishte ndërtuar mbi gënjeshtra dhe se viktima u përdor për një histori të paqenë. Sipas saj, hetimet nuk kanë gjetur asnjë provë për abuzim, madje as për pretendimet se ngjarja kishte ndodhur kur ajo ishte në moshën 9-vjeçare.

“Të gjithë telefonat janë në polici. Nuk ka asnjë provë. Vajza komunikonte me persona të tjerë dhe për fajet e saj, ia hodhi djalit tim.” tha ajo

Nëna tregon me trishtim dhe zemërim se vrasësi, kunati i djalit të saj, e kishte thirrur në një vend të izoluar me pretendimin se i ishte prishur makina, dhe se Erjoni, ndonëse në marrëdhënie të ftohta me të, kishte pranuar të shkonte për ndihmë.

“I thanë që Fatmiri ishte tek fabrika e çimentos dhe kërkonte ndihmë. Ne e shtymë që të shkonte, edhe pse nuk flisnin më. Ai shkoi, por aty e priste vdekja. Fatmiri e masakroi djalin tim në fytyrë.”

E prekur thellë, ajo kujton me lot në sy se as nuk iu lejua të shihte trupin e të birit, dhe për herë të parë e pa vetëm një foto gjatë seancës gjyqësore:

“Në gjykatë pashë fotografinë e tij. E kishte bërë copë. Nuk do ta harroj kurrë.” përfundoi nëna e 33-vjeçarit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I DËRGOI TË ATIT 800 EURO NË SIRI/ GJKKO dënon me 4 vite burg djalin e anëtarit të ISIS
Previous article SULMON ZELENSKYN/ Trump: Lufta është faji i juaj dhe i Biden! Kievi: Rrezik për konflikt botëror

s.autor

Postime të ngjashme

GJYKATA E BRAZILIT LË NË FUQI ARRESTIMIN E ERVIN MATËS/ Vijon procesi i ekstradimit drejt Shqipërisë Aktualitet

GJYKATA E BRAZILIT LË NË FUQI ARRESTIMIN E ERVIN MATËS/ Vijon procesi i ekstradimit drejt Shqipërisë

"NJË BALLIST"/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Prokuroria t’i tregojë vendin... Breaking News

"NJË BALLIST"/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Prokuroria t’i tregojë vendin...

SHOKUESE/ Tepelenasi tenton të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet në Sarandë Aktualitet

SHOKUESE/ Tepelenasi tenton të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet në Sarandë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT