• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“FATKEQËSITË NATYRORE KANË FUQINË QË TË…”/ Xhaçka dhe përfaqësuesja e OKB-së për zhvillimin miratojnë projektin për mbrojtjen sociale: Po hedhim gurin e themelit për jetët tona
Home
Politikë

“FATKEQËSITË NATYRORE KANË FUQINË QË TË…”/ Xhaçka dhe përfaqësuesja e OKB-së për zhvillimin miratojnë projektin për mbrojtjen sociale: Po hedhim gurin e themelit për jetët tona

17 July, 2020 s.autor Politikë

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka së bashku me përfaqësuesin e përhershëm të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Limya Eltayeb, inauguruan këtë të premte projektin “Forcimi i aftësisë ripërtëritëse në Shqipëri”, që përmirëson sistemin e mbrojtjes civile.

“Dokumenti që nënshkruam pak më parë, mbështetet në sugjerimet që ekspertë vendas dhe të Bashkimit Europian, Bankës Botërore dhe UNDP dhanë në raportin e verësimit të nevojave, pas tërmetit të 26 Nëntorit të vitit të kaluar. Kurrë më shumë sesa në ato ditë të vështira, nuk ka qenë më i vyer mendimi i ekspertëve vendas e të huaj për të përmirësuar sistemin e mbrojtjes civile, mbështetur në koordinimin dhe bashkëpunimin institucional, në zhvillimin e kornizës që mundëson zvogëlimin e riskut ndaj fatkeqësive natyrore apo duke rritur kapacitetet përgatitore dhe reaguese të strukturave dedikuar fakteqësive natyrore në nivel qendror apo vendor.

Bazuar edhe mbi këtë projekt, do të mund të hartojmë kodet e reja të ndërtimit apo çka është më e rëndësishmja do të realizojmë për herë të parë Vlerësimin e Riskut nga Fatkeqësitë në nivel kombëtar e për rrjedhojë dhe Strategjinë kombëtare për zvogëlimin e riskut të fatkeqësisë dhe procedurat standarde të operimit në rastet e fatkeqësisë. Sot, nisi puna për një projekt ambizioc, për të cilin ne në Ministrinë e Mbrojtjes ndjehemi krenarë, pasi në pak vite, bashkë me ligjin e ri “Për Mbrojtjen Civile”, ngritjen e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, forcimit të kapaciteteve të FA në kuadër të emergjencave civile, po hedhim gurët e themelit të një prej sistemeve më të rëndësishme që mbron atë c’ka është më e shtrenjtë për secilin prej nesh: jetën”, deklaroi ministrja Xhaçka.

Aktualisht, UNDP po vë në zbatim dy iniciativa pilot në nivel qendror dhe vendor, përkatësisht vlerësimin e kapaciteteve institucionale, ku përfshihen institucionet e rëndësishme qendrore, dhe bashkëpunimi me Bashkinë e Lezhës për të zhvilluar profilin e saj të riskut dhe planin vendor të Mbrojtjes Civile, duke mundësuar kështu terrenin për një përshkallëzim të përpjekjeve të gatishmërisë dhe të përgjigjes.

“Fatkeqësitë natyrore kanë fuqinë që të përmbysin rritjen ekonomike dhe progresin e arritur, të rrisin pabarazinë e ekspozimit ndaj riskut dhe të godasin më rëndë ata që kanë vështirësi më të mëdha ekonomike dhe sociale. Fatkeqësitë natyrore kanë qenë dhe vijojnë të jenë pjesë e realitetit tonë dhe pashmangshmërisht do të kemi një përkeqësim të mëtejshëm të këtyre fenomeneve nga ndryshimet klimatike. Reduktimi i riskut nga fatkeqësitë lidhet me mbrojtjen e jetëve njerëzore, me varfërinë, bizneset dhe mjetet e jetesës për ne dhe brezat e ardhshëm. Në cilësinë e saj si një organizatë botërore për zhvillim, UNDP promovon qeverisjen e mirë dhe zhvillimin e qëndrueshëm, të cilat kanë në qendër të tyre qeniet njerëzore nën moton “Askush të mos mbetet pas”. Qëndrueshmëria ka nevojë për aftësi ripërtëritëse. Reduktimi i riskut nga fatkeqësitë është mënyra e vetme për të garantuar se fatkeqësitë natyrore nuk do ta nxjerrin zhvillimin e qëndrueshëm nga binarët. E për rrjedhojë, ne kemi vetëm një mundësi: të përgatitemi për të zbutur ndikimet nga fatkeqësitë natyrore dhe, kur ato të ndodhin, të jemi të aftë të përgjigjemi në kohë për të shpëtuar sa më shumë jetë. Nëse vihet plotësisht në zbatim, ne jemi besimplotë se ky program do të shënjojë një pikë kthese në Menaxhimin e Riskut nga Fatkeqësitë për Shqipërinë”- u shpreh znj. Limya Eltayeb, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së.

Projekti do ta mbështesë gjithashtu përpjekjet e Shqipërisë për t’u anëtarësuar me të drejta të plota në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian, në pajtim me parimet e Kuadrit të Sendait për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë (KSRRF) dhe me rekomandimet e Vlerësimit të Nevojave pas Fatkeqësisë Natyrore (VNFN) në vazhdën e tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A NDIKON MOTI I NGROHTË PËR COVID-19? Studimet kanë treguar se rrezet e diellit mund të çaktivizojnë virusin në sipërfaqe dhe në ajër...
Previous article SHIFRAT E COVID-19/ Tre viktima SOT, situatë e rënduar tek Infektivi. Ulet numri i... (E PLOTË)

s.autor

Postime të ngjashme

"PROTESTA, NJË BETEJË POLITIKE"/ Rama për Corriere della Sera: Nuk kam frikë nga Trump, vendos vetëm ligji për projektin në Zvërnec Breaking News

"PROTESTA, NJË BETEJË POLITIKE"/ Rama për Corriere della Sera: Nuk kam frikë nga Trump, vendos vetëm ligji për projektin në Zvërnec

SAMITI I ARDHSHËM I NATO-s NË TIRANË/ Ministri Hoxha: Mund të ndodhë në vitin 2027, kemi nisur përgatitjet për organizimin Politikë

SAMITI I ARDHSHËM I NATO-s NË TIRANË/ Ministri Hoxha: Mund të ndodhë në vitin 2027, kemi nisur përgatitjet për organizimin

DHUNA NË PROTESTË/ Deputetja e PS: Janë bërë agresivë për shkak të tkurrjes së numrit të pjesëmarrësve Politikë

DHUNA NË PROTESTË/ Deputetja e PS: Janë bërë agresivë për shkak të tkurrjes së numrit të pjesëmarrësve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT