Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot në konferencën e tij për mediat për zgjedhjet e 11 Majit, të cilat ai i cilëson si farsë elektorale.
Këtë herë Berisha u ndal të vota e diasporës. Kryedemokrati tha se votat e emigrantëve janë mbushur në zyrat e Partisë Socialiste.
“Celibashi po bëhet bashkëfajtor me DHL-në sepse nuk na dorëzohen dokumentet e dorëzimit të votave nga qytetari tek DHL-ja dorëzim që bëhet me firmë. Domethënë votat nuk janë dorëzuar nga qytetarët, janë mbushur në zyrat e PS, nuk ka diskutim ajo.
Gjersa ata e fshehin, nuk kanë firmat e qytetarëve. Rruga që ndjekim është, ne përsëritëm kërkesën dhe tani do përcaktojmë rrugën që do ndjekim.
Por çfarë gjejmë ne? Ne gjejmë në bashkëautorësi Edi Ramën me udhëzimet që ka dhënë në kundërshtim me kontratën, dhe Ilirjan Celibashin, i cili duhet me çdo kusht të dorëzojë dokumentet”, tha Berisha.


