• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Familjet e ushtarakëve ndihma për të përmbyturit, Xhaçka: FA të angazhuara maksimalisht
Home
Sociale

Familjet e ushtarakëve ndihma për të përmbyturit, Xhaçka: FA të angazhuara maksimalisht

17 December, 2017 F.autor Aktualitet, Sociale

Jo vetëm efektivët e Forcave të Armatosura, por edhe familjet e tyre janë solidarizuar për t’u ardhur në ndihmë të prekurve nga përmbytjet. Nëpërmjet një nisme të ndërmarrë nga vetë FA-të, përmes një kontributi financiar, ata i kanë ardhur në ndihmë më shumë se 200 familjeve.

Ndihmat, të cilat konsistojnë në veshmbathje, ushqime, detergjente si dhe vlerë monetare, do t’u shpërndahen familjeve që kanë nevojë për mbështetje gjatë këtyre ditëve të vështira.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, u shpreh se pas përballimit të emergjencës, kjo është një tjetër fazë, ku FA-të janë sërish të angazhuara.

“Unë jam shumë e kënaqur, që marr pjesë në këtë nismë, që në fakt është nismë e efektivëve të FA-ve, për t’u bërë ballë, bashkë me 16 vende të Europës, me 13 organizata ndërkombëtare, me dhjetëra kompani private, me qindra qytetarë, të cilët kanë kontribuar për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur. Kjo ndihmë sot është një ndihmë modeste, por shumë domethënëse e efektivëve tanë, për t’u bërë bashkë, me të gjithë ata që duan t’i japin një dorë dhe të ndihmojnë në rehabilitimin e të gjithë atyre qytetarëve të prekur nga përmbytjet”, tha ministrja Xhaçka, e cila theksoi angazhimin e Forcave të Armatosura edhe në fazën e rehabilitimit dhe rimëkëmbjes së zonave të prekura.

“Nuk do të ndalemi me kaq. Do të jemi të gjithë të angazhuar, në fazën e post – menaxhimit të emergjencës, me vënien në funksion të të gjitha urave dhe infrastrukturës së dëmtuar gjatë përmbytjeve, për të garantuar lëvizshmërinë dhe jetën e përditshme të të gjithë atyre qytetarëve të prekur”, nënvizoi ministrja Xhaçka.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade, Bardhyl Kollçaku, i cili falënderoi si ushtarakët ashtu edhe civilët për kontributin e tyre.

“Sot jemi për të prekur një gjest solidariteti dhe humanizmi të personelit civil dhe ushtarak të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura për t’i ardhur në ndihmë popullsisë së prekur nga përmbytjet. Janë ndihma të mbledhura nga ushtarë të thjeshtë, nënoficerë, oficerë, civilë që ndoshta nuk e kanë kuletën e madhe, por kanë zemrën e madhe për t’i ardhur në ndihmë të gjithë atyre dhe për t’ia lehtësuar sadopak dhimbjen”, u shpreh ai.

Ndihmat me produktet bazë për banorët e zonave të prekura nga përmbytjet e fundit, janë mbledhur nga çdo strukturë apo repart i Forcave të Armatosura, dhe do të shpërndahen nga Komanda Mbështetëse.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Historia e 16 vjeçarit/ 'Pa dritë në sy, por me vullnet të madh për jetën'
Previous article FOTO/ E njihni cila këngëtare është vogëlushja në foto?

F.autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT