40-vjeçari Rrapush Çeça i cili ishte shpallur i zhdulkur nga familjarët rezulton se ka bërë aksident.
Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në fshatin Shijon teksa ka qenë duke udhëtuar, makina i ka dalë nga rruga dhe si pasojë ai është palgosur lehtë dhe ndodhet në spital.
“Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në fshatin Shijon, shtetasi Rr.Ç., 40 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Seat” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur vetë drejtuesi i mjetit i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ky shtetas ishte shpalluar në kërkim nga Komisariati i Policisë Elbasan mbrëmjen e djeshme, për largim nga banesa pasi kishin bërë kallzim familjarët se kishin humbur kontaktet me këtë person. Grupi hetimor po vijon punēn për zbardhjen e shkakut të aksidentit dhe dokumentimin e plotë të tij”, njofton policia