• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FAMILJA U SHUA NË AKSIDENT/ E njëjta rrugë “i hëngri kokën” edhe 3 të afërmve të tyre. Një ditë kishin që… (FOTOT)
Home
Breaking News

FAMILJA U SHUA NË AKSIDENT/ E njëjta rrugë “i hëngri kokën” edhe 3 të afërmve të tyre. Një ditë kishin që… (FOTOT)

9 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Familja Sadikaj nga fshati Sopijë i Suharekës të martën hapi derën për të pritur të pame, pasi një ditë më parë në një aksident tragjik vdiqën 5 anëtarë të kësaj familje. Njerëz të shumtë po prisnin trupat e dërguar për obduksion. 32-vjeçari Jeton Sadikaj kishte vetëm një ditë që kishte ardhur nga Zvicra së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët. Vizita e parë që po bënte përfundoi tragjikisht kur vetura që po ngiste u përplas me një autobus në rrugën Duhël-Suharekë, shkruan Gazeta Express.

familja_1531153984-6487043Por ky rast, nuk ishte tragjedia e vetme me të cilën ishte përballur kjo familje.

29 vite më parë, në të njëjtën rrugë, kishin vdekur edhe 3 persona, njëri ndër ta babai i Jetonit, që atëherë e kishte lënë atë vetëm 4-vjeç.

varreza_1531154031-5918404

Duke bartur dru, Shefket Sadikaj, së bashku me 3 djemtë Rexhepin (babai i Jetonit), Hesetin dhe Behxhetin, ishin përplasur me një kamion duke mbetur të vdekur në vend. Nga ky rast kishte shpëtuar vetëm Shefketi, babai i djemve dhe gjyshi i Jetonit. Kështu Jetoni dhe 2 vëllezërit e tij, të rritur jetim, më vonë kishin marrë rrugët e mërgimit nga ku po jetonin tash e sa vite.

Në fshatin Sopijë kujtojnë fare mirë rastin e ndodhur më 17 dhjetor të vitit 1989. Rasti i përsëritur sipas tyre, është një kob që ka tronditur të gjithë ata.

Osman Berisha tha për T7 se tetë viktima brenda këtyre viteve janë tragjedi shumë e madhe.

“Tragjedi e madhe ka qenë, ka ndodh me kamion, baba i tyre ka qenë e ka ngarku me dru, ka rrshit kamioni edhe i ka mbytën”, deklaroi ai.

36875924-1707072266007407-2317209537083342848-n_1531153805-8854443

Për këtë nesër në Komunën e Suharekës është shpallur ditë zie. Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj tha për Frontal se ky rast është rasti më i rëndë që ka ndodhur pas luftës.

Në vendin ku ka ndodhur rasti, kryetari tha që ka dërguar ekspertin që merret me komunikacion, dhe aty do të vendosen edhe shenja sepse ajo është një rrugë ku ndodhin shumë shpesh fatkeqësi. Varrimi i të ndjerëve do të bëhet të martën në orë 16:00./Ekspress/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VETTINGU/ Zbulohet SKEDA E PASURISË së prokurorit Kostaq Beluri. Si ka ndryshuar në 13 vite...
Previous article Modelja shqiptare bëhet nënë për herë të parë, zbuloni emrin e vajzës (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit Aktualitet

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit

TRAGJIKE/ U fut në det për të shpëtuar fëmijët e tij të mitur, 54-vjeçari ndërron jetë pasi del në breg Aktualitet

TRAGJIKE/ U fut në det për të shpëtuar fëmijët e tij të mitur, 54-vjeçari ndërron jetë pasi del në breg

"HIQ DORË NGA VLORA SE DO TË..."/ lonjati shpërthen në ofendime para protestuesve, mes të cilëve ka gra dhe fëmijë Aktualitet

"HIQ DORË NGA VLORA SE DO TË..."/ lonjati shpërthen në ofendime para protestuesve, mes të cilëve ka gra dhe fëmijë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT