• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Familja që ka trashëguar qëndistarinë në 5 breza (VIDEO)
Home
Kulturë

Familja që ka trashëguar qëndistarinë në 5 breza (VIDEO)

10 November, 2018 k.autor Kulturë

Në vitin 1912 Perandoria Osmane sapo ishte tërhequr nga Dibra e Madhe. Pa pritur një valë e re sulmesh nga Serbia dhe Jugosllavia mësynë në veriun e Shqipërisë. Për të shpëtuar, shumë myslimanë gjetën strehë në Tiranë, në qytetin e xhamisë së madhe. Nga Dibra shpërngulet edhe një familje që mbartte me vete thesarin e një mjeshtërie, atë të qëndistarisë.

“Në vitin 1923 babai bashkë me xhaxhain emigruan në Kajro, në Egjipt tek djemtë e hallës të cilët ishin të shpërngulur atje. Atje ata mësuan edhe zanatin” tha Bedri Kazazi Erebara.

Pas 8 vitesh punë në kryeqytetin e artizanatit të kohës Kadri Erebara dhe i vëllai Baudini me kërkesë të oborrit mbretëror kthehen në Tiranë ku hapën të parat qëndistari ku punimi realizohej me fije ari. Shumë shpejt punimet e tyre do të gjendeshin në çdo shtëpi tiranase.

“Që të bëjë një kostum Tiranë në atë kohë kushtonte nga 50 napolona ar dhe deri tek më i liri mund të shkonte 25 napolona. Duke mësuar profesionin në Egjipt me makinë çmimet do të reduktoheshin në atë masë saqë jo vetëm njerëzit e pasur mund të bënin kostume, por edhe fshatarsia…Qeshte im atë me mua, se më thoshte ty të ka frikë makina sepse me mua s’punon, me ty punon…Kur e kam mbyllur dyqanin, kur më kanë sjellë plaçkat, kam qarë se sikur më fliste makina. Më vinte turp të më shohë nusja e djalit…’tu qa vjehrri’, nga dashuria se po braktissha profesionin. E megjithatë, unë derisa sa të kem frymë, unë nuk do ta lë profesionin“, tregoi Qerem Erebara në një intervistë për “Jo Vetëm Modë”.

Në vitin 1939 Shqipëria u gjend nën pushtimin Italian. Kadri Erebara qe ndër të parët e arrestuar për patriotizëm, por edhe për veprimtarinë e tij si tregtar. Pasi u la i lirë ai u detyrua të ndryshojë mbiemër dhe familja e qëndistarëve nisi të njihej me mbiemrin Kazazi që në shqip do të thotë punim me ar.

Qëndistarinë e ka trashëguar edhe brezi i pestë i familjes Erebara, por tashmë me teknikat moderne të kohës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRKEQËSIMI I MOTIT/ Anulohet ndeshja Genoa – Napoli
Previous article AKUZAT PËR FALSIFIKIM/ Kryebashkiakja simpatike e Romës shpallet e PAFAJSHME

k.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT