• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FAMILJA MERRET NË MBROJTJE/ Një kapele mund të zbulojë GRABITËSIT e 100 mijë eurove të biznesmenit Çangu
Home
Breaking News

FAMILJA MERRET NË MBROJTJE/ Një kapele mund të zbulojë GRABITËSIT e 100 mijë eurove të biznesmenit Çangu

26 October, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kamerat e sigurisë së familjes së biznesmenit të grabitur Nazmi Çangu janë prova kryesore e hetimit nga organet e prokurorisë. Por se mësohet se në banesën e grabitur është lënë një kapele.

Kjo kapele është prova e vetme që prokuroria dhe policia e Fushë-Krujës, sipas ORA NEëS ka administruar nga ku shpresohet të identifikohet, njëri prej autorëve të grabitjes së Çangut, të cilët mendohet se janë 10 persona.

Me shpresën e identifikimit të qoftë dhe të njërit prej pjesëmarrësve në këtë krimi, anëtarë të grupit të hetimit thonë se mund të shkojnë në zbulimin e emrave të të gjithë skuadrës.

Që prej ditës së djeshme kapelja, disa fije floku dhe një kampion djerse është çuar për ekzaminim në laboratorin shkencor të policisë shkencore në Tiranë, ku po analizohet me detaje.

Të gjitha rezultat bilogjike që do dalin nga të dhënat e sekuestruara në vendgjarje, pritet të krahasohen me profilet e ADN-së të ruajtura në databazat e policisë Shkencore. “…deri në këtë fazë të hetimit situata është pak e ndërlikuar për shkak të mungesës së disa provave që do shërbenin në identifikimin e emrave.

Merret në mbrojtje familja e biznesmenit

Nga ana tjetër, policia lokale mësohet se ka marrë në mbrojtje në distancë familjen e Nazmi Çangut, e cila dy netë më parë përjetoi një terror të paparë, ku kryefamiljar është dhunuar dhe torturuar barbarisht në prani të gruas dhe tre fëmijëve.

Sipas deklarimeve që ka dhënë në polici Nazmi Çangu, ishin të paktën 10 persona, ndërsa tre prej tyre kanë qënë të veshur si polici.

Nga dy kasafortat e Nazmi Çangut, janë vjedhur së shumë financiare diku tek 100 mijë euro dhe një sërë dokumentash që i përkisnin aktivitetit të Nazmi Çangut.

Ky i fundit prej vitesh, merret me një aktivitet të paligjshëm në zonën e Fushë-Krujës, aktivitet që ka të bëjë me dhënien e parave me fajde.

Në disa raste ky aktivitet ka sjellë probleme për Çangun. Ndërsa në një rast këtij personazhi i është dashur të paraqitet dhe në procesin gjyqësor kundër Emiljano Shullazit, ku ai ka deklaruar se i kishte dhënë një sasi eurosh Ylvi Beqjat, dhe që sipas tij ai nuk ja kishte kthyer këtë shumë parash.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LODHJE, PAGJUMËSI DHE TURBULLIM I MENDIMIT/ Çfarë është Covidi i zgjatur dhe si mund të kurohet
Previous article MEDIAT GREKE: Rrëfimi i trafikantit të drogës në Britani, “djalli shqiptar” me origjinë nga Tropoja… fiks si Berisha

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen Aktualitet

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit Aktualitet

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit

SHAU DHE HYRI MES PROTESTUESVE ME PITBULL/ Kush është djali i ish-deputetit të PS që bëri turmën t'i vihej pas Aktualitet

SHAU DHE HYRI MES PROTESTUESVE ME PITBULL/ Kush është djali i ish-deputetit të PS që bëri turmën t'i vihej pas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT