• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FAMILJA GREKU/ Historia e vajzës së paralizuar që i shpëtoi tërmetit në Thumanë dhe humbja e 3 të afërmve
Home
Sociale

FAMILJA GREKU/ Historia e vajzës së paralizuar që i shpëtoi tërmetit në Thumanë dhe humbja e 3 të afërmve

29 November, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Jurida Greku, 35 vjeçe është një prej të mbijetuarave të tërmetit në Thumanë. Paraplegjike dhe në karrocë, u arrit të shpëtohej nga Arturi, njëri prej dajave.

“Atëherë unë kërkova ndihmë. Thirra dajën, thirra mamin, thirra çdo njeri që kisha nevojë. Në ato momente erdhi daja më mori në krahë. Në mes të korridorit desh na ra tavani në kokë. Aty u trembëm shumë, nuk kishim rrugëzgjidhe”, rrëfen për Klan 35-vjeçarja.

“Shyqyr që nuk m’i zuri. Me vrap ka ikur nëpër shkallë, e ka nxjerrë në oborr, e kemi ulur në karrocë, e kemi mbështjellë me batanije, se ishim siç ishim në gjumë, me rroba gjumi”, thotë nëna e saj, zonja Ëngjëllushe.

“Më nxori jashtë daja. U mundua shumë. Por edhe jashtë kisha shumë frikë të qëndroja. Ishin shumë cisterna në pallatin tonë. Kam ndenjur me shumë frikë dhe trembje“, tregon Jurida.

Nga çadrat në fushën e sportit në Thumanë, 35-vjeçarja apelon për ndihmë, që t’i zhvendosin nga aty, pasi për shkak të sëmundjes. Jurida ka nevojë për trajtim të specializuar.

“Unë në këtë çadër nuk kam asnjë lloj kushti, nuk kam asnjë lloj ndihme. Kam fjetur në tokë, pa batanije, pa asnjë gjë. Unë i lutem shtetit, i kërkoj ndihmë shtetit. 

Kam nevojë për kushte, kam nevojë për shtëpi, kam nevojë për gjithçka. Kam nevojë për ndihmë! Edhe mami mundohet shumë pas meje. Nuk ka çfarë të më bëjë. Ka nevojë ta ndihmojnë edhe mamin tim”.

Nëna e saj Ëngjëllushja, që është përkujdesur gjithë jetën për vajzën e sëmurë, kërkon një strehë me kushte minimale.

“Unë dua sikur një hyrje të vogël, një dhomë, kuzhinë, banjë, korridor. Të ketë dhomën e saj, të ketë rehatin e saj, të ketë krevatin e saj. Ajo duket, shikojeni. 

Dilni jashtë ju që të ndërroj unë vajzën. Që çfarë fatkeqësie më ka rënë. Unë nuk kërkoj për shembull më nxirr jashtë, as na ço në spital. Nuk kërkoj ndihmë më hip në avion dhe ma ço në filan spital. Unë dua të jetoj me të, kaq i dua shtetit”.

Jurida kërkon të jetojë si gjithë shoqet e saj.

“Kam edhe unë nevojë për çdo kusht si gjithë të tjerët, si gjithë shoqet e mia. Kam nevojë për ndihmë, kam nevojë për shtetin të më ndihmojë. Kam shumë nevojë për ndihmë”.

“I lutem shtetit të vejë dorën në zemër për mua dhe vajzën. Se po s’isha unë, kush do t’i bëjë shërbim vajzës, kush do t’i japë një lugë gjellë, kush do t’i japë një pikë ujë, kush do ta ndërrojë?”, thotë nëna e saj.

Mes dhimbjes për vajzën, një ngjarje akoma më tragjike i ka ndodhur Ëngjëllushes, ajo ka humbur tre pjesëtarë të familjes, vëllain, nusen e vëllait dhe nipin.

“Se më ka ndodhur fatkeqësi e madhe. Kam humbur tre viktima. Kam humbur vëllain, nusen e vëllait dhe djalin e vëllait 30-vjeçar, që më ka lënë një nuse o Zot i madh dhe një vajzë 1 vjeç e gjysmë.

Është Pëllumb Greku, vëllai i motrës, i shpirtit, është nusja e vëllait, Çelikja që unë nuk e kam nuse, por nuk e ndaja nga vëllai, njëlloj e kisha. 

Po Sajmiri, djali 30-vjeçar që ka lënë vajzën 1 vjeç e gjysmë dhe një nuse të re, me 2 vjet martesë? Nuk gëzoi absolutisht asnjë gjë. Pastaj nusja me fëmijët”, thotë zonja Ëngjëllushe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRMETI/ Mazniku: 10 pallate dhe 400 banesa në Tiranë janë të pabanueshme
Previous article TËRMETI/ Inxhinierja e njohur: Parava viteve ’90 ishte e ndaluar kategorikisht ndërtimi në plazhin e Durrësit

F.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë Aktualitet

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë Aktualitet

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT