• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FAMILJA E GJETI TË PAJETË NË BANESË/ Dyshohet për shkak të overdozës. Kush është 45-vjeçari që i kishte shpëtuar një atentati
Home
Breaking News

FAMILJA E GJETI TË PAJETË NË BANESË/ Dyshohet për shkak të overdozës. Kush është 45-vjeçari që i kishte shpëtuar një atentati

7 November, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Rreth dy muaj pas një atentati me armë zjarri në qytetin e Kuçovës, 45-vjeçari që ishte në shënjestër gjendet i vdekur në banesë. Kanë qenë familjarët e Admir Bejos, ata që e kanë gjetur trupin e pajetë në lagjen “1 Maji” të qytetit.

Viktima njihej si përdorues i lëndëve narkotike dhe ky dyshohet të jetë shkaku i vdekjes.

Mjekët e spitalit kanë arritur në konkluzionin se 45-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e trombozës së shkaktuar nga mbidoza, pasi viktima konsumonte lëndë narkotike.

Ka qenë pikërisht përdorimi i drogës ajo që u bë shkak për ngjarjen e ndodhur më 11 shtator, kur Admir Bejo u qëllua me armë zjarri, duke mbetur i plagosur.

Fillimisht, ngjarja u mbulua me mister, por disa orë pas plagosjes, Policia identifikoi autorin dhe zbuloi edhe arsyet. Në vendin ku u gjet i plagosur 45-vjeçari, janë gjetur katër gëzhoja të kalibrit 7.62.

Ndërsa ende nuk dihet identiteti i autorit për arsye hetimore, Policia tha se ai është fqinj me viktimën dhe para ngjarjes ka pasur një konflikt midis tyre për motive të dobëta.

Kanë qenë kamerat e sigurisë së bizneseve dhe banesave në rrugën kryesore të lagjes “1 Maji” të Kuçovës, ato që kanë ndihmuar hetuesit të zbardhin ngjarjen dhe për pasojë edhe të identifikojnë autorin. Konflikti është regjistruar në banesën e të dyshuarit për arsye që lidheshin me një borxh për lëndë narkotik

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA NË UKRAINË/ Çfarë ndodh nëse republikanët fitojnë në Kongres?
Previous article LUFTA/ Zelensky: Sulmet masive ruse synojnë rrjetin energjetik

s.autor

Postime të ngjashme

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate Aktualitet

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali Aktualitet

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT