• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FAMILJA E ELIDËS 19 VJEÇARE PO JETON FERRIN/  Pse ai që na vrau vajzën po shëtit i lirë?
Home
Breaking News

FAMILJA E ELIDËS 19 VJEÇARE PO JETON FERRIN/ Pse ai që na vrau vajzën po shëtit i lirë?

9 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prej nje viti tashme, familjaret dhe të afërmit e Elida Osmanit, 19-vjecares se ndjere, qe nderroi jete ne nje aksident te rende janë duke kaluar nëpër ferr. Jo vetëm sepse vajza e tyre e dashur u godit për vdekje në një kryqëzim në Lenzburg AG, por edhe për shkak se shoferi 80-vjeçar ende nuk është akuzuar, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.

Një vit më parë, një aksident i tmerrshëm ndodhi në Lenzburg AG. Elida Osmani (19) u godit për vdekje në një vendkalim për këmbësorë. Elida nuk i mbijetoi aksidentit dhe ndërroi jetë në vendngjarje. Mbi timonin e veturës ishte dentisti tetëdhjetëvjeçar zviceran K. S. Më vonë u konstatua: Praktikantja shqiptare e Migros-it ishte përplasur aq fort sa që ishte shtyrë 17 metra nëpër ajër, duke mos u mbijetuar lëndimeve të rënda në kokë, shkruan “Blick”, informon Albinfo.ch.

Por, deri më sot nuk është ngritur asnjë akuzë kundër K. S. “Për ne të afërmit, kjo është e pakuptueshme. Duam që kjo të realizohet më në fund”, deklaron kushëriri i Elidës, Bedri Asani (35). Pasi: “Faktet janë të qarta.”

Siç kanë dëshmuar hulumtimet e “Blick”, K. S. ka ngarë veturën pa patentë shoferi. Dhe: Ai është dashur ta dorëzojë patentin e tij për njëmuaj, pas një aksidenti kryer në vitin 2010.

Por K. S. mbetet i pamposhtur: Në vitin 2011, ai ishte hetuar me një shpejtësi prej 80 km/h në zonën e vendbanimit. Megjithëse luftoi kundër tërheqjes së sërishme të patentë shoferit nga të gjitha instancat, ai nuk arriti sukses.

Deri në ditën e kobshme të nëntorit, një vit më parë, kur ai e goditi për vdekje Elidën. Fakti që pas aksidentit ai policisë i tregoi një patentë shoferi jo të vlefshme, “ishte kulmi”, thotë Bedriu. Ai është i vetëdijshëm: “Prindërit e Elidës janë duke vuajtur edhe sot e kësaj dite. Aq shumë, sa që ata jo vetëm që u larguan nga Lenzburgu, por edhe e shmangin vendndodhjen e aksidentit”.

Përveç kësaj, gjatë këtij viti ndoshta nuk do të ndodhë një gjykim. “Festat për ne do të jenë shumë të rënda”, thotë më tej Bedriu. “Elida është duke na munguar në në çdo hap”.

Atëkohe, K. S. kishte deklaruar: “Ishte errësirë ​​dhe po binte shi. Nuk e pashë vajzën. Unë frenova vetëm kur e godita”. Nëse ai ka qenë duke ngarë shpejt veturën, mbetet të konstatohet gjatë gjykimit. Pastaj do të paraqitet një raport teknik i trafikut.

Kur do të ngritet akuzë ndaj tij? “Procesi është avancuar mirë”, thotë Fiona Strebel nga prokuroria. A duhet që K. S. ndonjëherë të shkojë në burg? Ai mund të përballet me veprën “burg për vrasje të pakujdesshme” deri në tre vite – por ai mund të marrë edhe vetëm një gjobë. Bedri Asani: “Kjo do të ishte kulmi”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NË VEND TË ADELËS"/ Eraldo Rexho i jep “jetë” iniciativës që synonin së bashku (VIDEO)
Previous article MJAFTOJNË VETËM 10 MINUTA/ Ktheni kokën në tualet për të zbuluar sëmundjet e rënda

F.autor

Postime të ngjashme

NIS VITI I RI SHKOLLOR/ Rreth 25 mijë fëmijë ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës Aktualitet

NIS VITI I RI SHKOLLOR/ Rreth 25 mijë fëmijë ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës

DEBATE NË TAKIMIN E RAMËS NË BERAT/ Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë! Aktualitet

DEBATE NË TAKIMIN E RAMËS NË BERAT/ Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë!

"LUFTË" FENELINAVE TË ABUZUESVE/ Urdhri i ri për policët dhe zyrtarët që hiqen si të privilegjuar Aktualitet

"LUFTË" FENELINAVE TË ABUZUESVE/ Urdhri i ri për policët dhe zyrtarët që hiqen si të privilegjuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT