• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FAMILJA BERISHA KUNDËR STREHIMIT TË 121 AFGANËVE/ I shpall punonjës të Soros bashkë me 11 foshnjat
Home
Politikë

FAMILJA BERISHA KUNDËR STREHIMIT TË 121 AFGANËVE/ I shpall punonjës të Soros bashkë me 11 foshnjat

27 August, 2021 F.autor Politikë

Familja Berisha ka nisur menjëherë sulmet ndaj 121 afganëve të parë, të cilët mbërritën në orën 3:20 minuta të mëngjesit të sotëm në Aeroportin e Rinasit, për t’u strehuar në Shqipëri, duke i shpëtuar përndjekjes së talebanëve dhe dhunës së tmerrshme që ka shpërthyer në Afganistan.

Dhëndri i familjes Berisha, Jamarbër Malltezi, duke iu referuar TV së Familjes, i ka shpallur refugjatët politikë afganë si punonjës së George Soros. Për këtë arsye, sipas dhëndrit të Berishës, ata nuk duhet që të strehohen në Shqipëri. Mes grupit të parë të refugjatëve afganë janë edhe 11 foshnje, të konsideruara gjithashtu nga dhëndri i Berishës si punonjës së Soros!

“U çudita kur pashë se refugjatët do mbroheshin me polici të madhe, pastaj mora vesh që qenkëshin punonjësit e Soros dhe u kuptua pse ka ik për lesh ai vend. Ndofta do i fusin si njerëz të besuar tek organet e reformës në drejtësi tek ne. Se një Fondacion Soros e kishim të pamjaftueshëm dhe na duhej dopjo. Po pse nuk kishte hallexhinj të tjerë për të sjellë?”, shkruan Jamarbër Malltezi.

George Soros akuzohet nga Sali Berisha dhe rrethi i tij se qëndron pas goditjes që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhanë Berishës në 19 maj 2021, duke e futur familjarisht në listën e zezë për korrupsion madhor, pengim të drejtësisë dhe minim të demokracisë në Shqipëri. Deri më sot nuk ka asnjë provë për të mbështetur këtë pretendim, megjithatë kjo alibi po i mjafton Berishës për të mos lëshuar PD-së dhe mandatin e deputetit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur publikisht pro pranimit dhe strehimit të refugjatëve politikë afganë, veprim për të cilin është kritikuar nga rrethimi i Berishës për nxitim. Vetë Berisha është shprehur gjithashtu pro pranimit të afganëve, qëndrim të cilin e ka shoqëruar me akuzat e zakonshme ndaj qeverisë. Por, në një kohë kur Berisha është shprehur pro pranimit të shtetasve afganë që rrezikohen nga talebanët, rrethi i familjar dhe politik po sulmojnë refugjatët që sapo kanë mbërritur./Shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "INTIMIDOI DY PERSONA ME UNIFORMEN E POLICISË"/ Arrestohet efektivi i FNSH në Tiranë për plagosje të rëndë...
Previous article "ERDHËM NGA FERRI NË PARAJSË..."/ Rama viziton afganët në Durrës: Shijojeni Shqipërinë! Ia dolët...

F.autor

Postime të ngjashme

U KALLËZUA NË SPAK/ Ministri Malaj: Zbatova ligjin, janë 40 milionë euro shtesë në vit Politikë

U KALLËZUA NË SPAK/ Ministri Malaj: Zbatova ligjin, janë 40 milionë euro shtesë në vit

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara Politikë

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara

“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja Politikë

“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT