Aktori Artan Imami i cili me anë të një deklarate publike, në të cilën thuhej se ishte pro ndërtimit të një Teatri të ri në atë territor që është, dhe ftoi artistët të tjerë për ta firmosur ka reaguar për kundër atyre që e kanë akuzuar për falsikimin e firmave të shumë artistëve të tjerë.
Me anë të një deklaratë po publike, Imami shkuan se e ke fjalën për të gjithë të dëshpëruarit për këtë gjë dhe shton se të gjithë artistët kanë dhënë darkotësinë për të qenë në listën e fitimtarëve.
Deklarata e plotë
Unë Artan Imami Deklaroj për të gjithë ata që shpifin dhe gënjejnë në lidhje me nënshkrimin fizik apo jo të deklaratës publike në lidhje me ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar në të njëjtin vend pa ju cenuar trualli, e kam fjalën për gjithë të dëshpëruarit. Kam kërkuar mbështetje publike nga të gjithë ata që kishin të njëjtin mendim, dhe të gjitha ata njerëz që janë në liste, që nga Pirro Mani në Amerike, Fatosi e Drita Haxhiraj në Itali, Viktor Xhusti në Greqi, Eva Alikaj në Austri, e të gjithë të tjerët anembanë në Shqipëri, kush verbalisht e të tjerë me sms kanë dhënë dakortësinë e tyre për atë deklaratë. Nëse disave nuk ju del e keqja nga kjo gjë, ju them trasheni lapsin e bëjeni sa një hu e pastaj futeni atje ku nuk ja u nxë!