jykata e Krimeve të Rënda ka vendosur që të lërë në burg 39 të arrestuarit e superoperacionit të muajit mars, që shkatërroi pesë grupe të trafikut të klandestinëve dhe të falsifikimit të vizave. Seanca për rivlerësimin e masave të sigurisë ishte e gjatë, teksa filloi në orën 10:00 dhe përfundoi në orën 20:30. Prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, kërkoi që 39 të arrestuarit të qëndronin në burg dhe paraqiti prova të reja në seancë. Burimet thonë se në Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë mbërritur tri letërporosi mjaft të rëndë- sishme nga Meksika, Portugalia dhe Gjermania. Në këto letërporosi ka të dhëna të mjaftueshme që implikojnë të arrestuarit në trafikun e emigrantëve. Kështu, burimet thonë se në Meksikë janë kapur disa shtetas shqiptarj&7 nga Policia Kufitare me dokumente false, që kanë tentuar të udhëtojnë drejt SHBA-ve. Këta persona kanë rrëfyer gjatë marrjes në pyetje edhe mënyrat dhe njerëzit që i kanë ndihmuar të pajisen me ato dokumente.
Gjithashtu, janë marrë të dhëna nga Portugalia për shtetas shqiptarë që kanë udhëtuar drejt vendeve të Amerikës, por edhe Britanisë përmes aeroporteve portugeze. Sipas burimeve, shtetasit shqiptarë që udhëtonin me dokumente false drejt Britanisë, SHBA-ve dhe Kanadasë, në territorin portugez kanë hyrë me pasaportat e tyre biometrike dhe kanë dalë prej andej me dokumente të falsifikuara. Të njëjtat informacione vijnë edhe nga Gjermania. Në këtë mënyrë, Gjykata vendosi t’i lërë në burg 39 të arrestuarit. 39 të arrestuarit ishin të shpërndarë në pesë grupe kryesore. Kështu, krerët e grupeve ishin: Nik Bushi, Fuat Zaimi, Ardian Corri, Eno Muçollari dhe Luan Qyrku. Këta të pestë kishin rolet organizative të grupeve që trafikonin klandestinë, kryesisht nga Shqipëria drejt Britanisë, Kanadasë dhe SHBA-ve. Emrat e tyre nuk janë të panjohur për drejtësinë shqiptare. Disa prej tyre kanë qenë të dënuar më parë për të njëjtën vepër penale dhe janë mbikëqyrur nga autoritetet.
METODAT
siguronte pasaporta autentike, që merreshin kryesisht në Bullgari, si pjesë e BE-së. Këto pasaporta, pasi siguroheshin, falsifikoheshin në një punishte të sajuar te “Kodra e Diellit” në Tiranë, në varë- si të kërkesave nga emigrantët që kërkonin të emigronin në Britani, SHBA apo vende të BE-së. Pasaportave u bëhej ndërhyrje në foton e personit dhe ato zëvendësoheshin me foton e emigrantit. Në këtë mënyrë, emigranti mund të lëvizte me to lirisht në vendet e BE-së, kryesisht në Britani. Por ndonjëherë nuk ishte e mundur që të behej ndërhyrja, për shkak të fluksit dhe kërkesave të mëdha. Në dosjen hetimore njihet një rast i veçantë i një personi të quajtur Izmir. Ky person kërkonte të udhëtonte drejt vendeve të BE-së. I pandehuri, Luan Qyrku, i ka ardhur në ndihmë me një ide krejt ndryshe. Pasi ka siguruar pasaportën e një shtetasi bullgar, i cili ngjasonte me pamjet e Izmirit, e kanë dërguar këtë të fundit në Bullgari, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje estetike të thjeshtë. Në këtë mënyrë, Izmiri dukej njësoj si personi që ia kishte blerë pasaportën dhe mund të lëvizte me të drejt vendeve të BE-së. Por si ky rast ka edhe të tjera, që bëheshin kryesisht në Bullgari, ku edhe oferta për shitjen e pasaportës ishte e lartë. Disa pjesëtarë të tjerë të grupit ishin të ngarkuar që të shoqëronin emigrantët deri në destinacionin final.
ITINERARET
Tri linja për në Amerikë, po kaq për në Kanada dhe një linjë për në Mbretërinë e Bashkuar, kanë qenë rrugët kryesore që ndiqnin të arrestuarit për emigrantët e paligjshëm. Linja e parë për të mbërritur në Amerikë niste nga Shqipëria, drejt Italisë, më pas në Francë, në Meksikë dhe SHBA. E dyta niste nga Shqipëria, në Malin e Zi, në Serbi, Gjermani, Spanjë, Meksikë ose Kosta Rika dhe mbërrinin në SHBA. Linja e tretë që përdorej nga trafikantët ishte nisja nga Kosova, në Bullgari, Spanjë, nga ku më pas udhëtonin drejt Kosta Rikës e arrinin në destinacion në Amerikë. Për të udhëtuar në drejtim të Kanadasë, përdoreshin këto linja: Nisja bëhej nga Shqipëria, drejt Malit të Zi, më pas në Serbi, në Gjermani, në Spanjë dhe në aty përdoreshin dy linja, e para direkte drejt Kanadasë, ndërsa e dyta kalonte fillimisht nga Spanja në Panama e më pas në Kanada. Rruga tjetër niste po nga Shqipëria, në Kosovë, në Bullgari, në Spanjë dhe më pas në Kanada. Ndërsa linja tjetër niste po nga Shqipëria, drejt Kosovës, në Belgjikë, në Republikën Domenikane dhe nga aty në Kanada. Për të udhëtuar në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar përdorej vetëm një linjë. Niste nga Shqipëria, në Mal të Zi, Serbi, Gjermani, Spanjë dhe nga aty direkt në Britaninë e Madhe.
TE ARRESTUAR
1. Ardian Corri, 47 vjeç, nga Kruja
2. Luan Qyrku, 60 vjeç, nga Tirana
3. Eno Muçollari, 57 vjeç, nga Tirana
4. Ardian Gurakuqi, 58 vjeç, nga Elbasani
5. Zaim Hysenbelliu, 57 vjeç, nga Skrapari
6. Arben Kajaçi, 49 vjeç, nga Tirana
7. Genci OSMANAJ, 49 vjeç, nga Tirana
8. Oltjan Serani, 33 vjeç, nga Përmeti
9. Tanush Prenga, 48 vjeç, nga Kruja
10. Liri Muçollari, 55 vjeçe, nga Skrapari
11. Fuat Zaimi, 51 vjeç, nga Skrapari
12. Nikolin Priska, 49 vjeç, nga Tirana
13. Ylber Rama, 44 vjeç, nga Dibra
14. Haki Tarja, 50 vjeç, nga Tirana
15. Bedri Bendaj, 55 vjeç, nga Berati
16. Erenik Avdyli, 30 vjeç, nga Tirana
17. Nik Bushi, 65 vjeç, nga Shkodra
18. Kolë Vushaj, 49 vjeç, nga Malësia e Madhe
19. Besnik Vuçaj, 49 vjeç, nga Shkodra,
rezident në Irlandë
20. Alfred Kalaj, 32 vjeç, nga Malësia e Madhe
21. Mhill Zefi, 42 vjeç, nga Shkodra
22. Nosh Volaj, 45 vjeç, nga Malësia e Madhe
23. Prel Gjelaj, 54 vjeç, nga Malësia e Madhe
24. Sokol Duli, 49 vjeç, nga Lezha
25. Euglen Dushku, 32 vjeç, nga Lezha
26. Leonora Dushku, 33 vjeçe, nga Lezha
27. Roza Frroku, 40 vjeçe, nga Lezha
28. Blerim Brahimi, 36 vjeç, nga Lezha
29. Luigj Shtinja, 52 vjeç, nga Kurbini
30. Esat Cakoni, 52 vjeç, nga Kurbini
31. Fatos Muja, 48 vjeç, nga Kukësi
32. Kreshnik Muja, 35 vjeç, nga Kukësi
33. Artur Karaj, 43 vjeç, nga Kruja
34. Kristian Zallinaj, 21 vjeç, nga Shkodra
35. Mensur Selami, 53 vjeç, nga Dibra
36. Çelnik Maksuti, 53 vjeç, nga Pogradeci
37. Ilir Ismaili, 32 vjeç, nga Pogradeci
38. Erjon Maxhari, 28 vjeç, nga Pogradeci
39. Gjokë Ujkaj, 46 vjeç, nga Shkodra



