Humbja e papritur e Adelajda Xhamanit jo vetëm që i ka prekur dhe tronditur të gjithë, por ka shkaktuar edhe shpërthime e revoltime të shumë personazheve të artit, showbizit e gazetarisë të cilët kanë dhënë mesazhe se dashurinë duhet ta shprehim sa jemi gjallë. Një status i tillë ka qenë dhe ai i Linda Halimit, e cila shkruan ndër të tjera se kur të vesim çdo kush do të na dojë dhe duhet të falim dashuri sa jemi gjallë”.
“Kam kuptuar që duhet të vdesim të na duan njerëzit. Falni dashuri sa jeni gjallë njerëz kur të vdesim çdo kush do na dojë pa merak .Kjo është bota .Kam mësuar të dua dhe kurrë s’behëm pishman dhe pse çdo kush se meriton. Do vazhdoj të kem këtë zemër që kam sot e gjithmonë pasi zoti e di vendin e çdo kujt atje lart. Hapni zemrat jetoni falni dashuri sepse nëse nuk e shijojmë të sotmen e nesërmja do jetë vonë ndoshta. Paqe për të gjithë”, shkruan Linda Halimi në Facebook.




