• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Fakultetet në rrethe braktisen nga studentët
Home
Sociale

Fakultetet në rrethe braktisen nga studentët

16 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Degët e mjekësisë dhe ato ekonomike rezultojnë më të kërkuarat në 6 universitetet e rretheve, të cilat çelën dyert me qindra kuota të lira dhe degë që rrezikojnë të mbyllen për këtë vit akademik.

Infermieria, Ekonomiku dhe Arsimi parashkollor janë degët më të kërkuara në 6 Universitetet e rretheve që çelen dyert, me qindra kuota të lira dhe programe studimi që rrezikojnë të mbyllen.

Në Universitetin ‘Eqerem Cabej’ në Gjirokastër janë vetëm 287 studentë të rinj të cilët e çojnë në pak më shumë se 1000 numrin e përgjithshëm në të gjitha programet e studimit.

Ashtu si vitet e fundit  matematikë-fizika, gjuha dhe qytetërimi grek, teknologjia e informacionit rrezikojnë të mbyllen nëse nuk arrijnë 10 studentë.

Bektash Mema: Janë në një numër të kufizuar studentëshdhe rrezikohet në ndonjërin prej tyre edhe frekuentimi për këtë vit akademik.

Në skajin tjetër të vendit Universiteti i Shkodrës çeli dyer për mbi 16 mijë studentë, por 700 të rinj më pak se kuotat e përcaktuara.

Nga Universiteti “Luigj Gurakuqi”, zëvendës/kryeministrja Sedina Mesi theksoi suksesin sipas saj të Reformës në Arsimin e Lartë.

Senida Mesi: Reforma në Universitet them se këtë vit ka treguar veten, besoj që çdo student që u kualifikua dhe u regjistrua si fitues e ka merituar. Më në fund prevalon meritokracia mbi çdo gjë.

Universiteti i Vlorës ka plotësuar vetëm 75 % të kuotava. Degët  e  fakultetit të Mjekësisë plotësuan kuotat, ndërsa degë si Fizika e Kimia nuk u hapën fare.

Roland Zisi: Është momenti për të vlerësuar situatën, ata faktorë dhe ato arsye që e kanë çuar situatën në këtë nivel.

Infermieria, Ekonomiku dhe Gjuhët e Huaja janë degët e preferuara në Universitetin ‘Fan Noli’ të Korçës, ku 4500 studentë nisën studimet në vit të parë.

Informatika, Menaxhim Biznesi dhe Mësuesia janë degët më të preferuara, në Universitetin e Durrësit ku ende janë 400 kuota të lira.

Kseonela Sotirofski: Kemi ende rreth 400 kuota të lira ende të paplotësuara që mendojmë që deri në datën 24 edhe këto kuota do ti plotësojmë.

Kuota të lira ka edhe Universiteti i Elbasanit ‘Aleksandër Xhuvani’, ku studiojnë mbi 10 mijë studentë në 87 programe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Masakra e Lushnjes/ Shteti merr në mbrojtje familjet e përfshira në konflikt
Previous article Bllokohen 60 milion euro transaksione nga njerëz të drejtësisë dhe rrjete kriminale

Redaktor2

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu” Aktualitet

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT