• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FAKTET QË “NXJERRIN ZBULUAR” ILIR METËN/ Gjatë 4 vite qeverisje me Berishën, ministria e tij dha 441 leje HEC-esh
Home
Politikë

FAKTET QË “NXJERRIN ZBULUAR” ILIR METËN/ Gjatë 4 vite qeverisje me Berishën, ministria e tij dha 441 leje HEC-esh

25 September, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Që në Shqipëri çdo kauzë është një kauzë e mirë për opozitën për të goditur qeverinë është një fakt i njohur. Por, edhe në këtë optikë, argumenti i HEC-eve nga Presidentit i LSI (Republikës) duket i habitshëm sepse ai i hidrocentraleve është mbase ndër ato tema që dëmtojnë më shumë opozitën. Ajo që ndodhi sot, Presidenti Meta, në një vizitë në Tepelenë, goditi qeverinë për ndërtimin e HEC në Vjosë, çka për më tepër është e pavërtetë.

Pikë së pari, kur LSI drejtonte Ministrinë e Energjitikës në qeverinë e Berishës 2009-13, nuk u mor asnjë hap për shpalljen e Vjosës zonë e mbrojtur, madje u prezantuan një sërë planesh për ndërtimin e te pakten 12 hidrocentraleve mbi këtë lum. E vërteta është që në qeverinë Rama, për herë të parë, pjesa e Vjosës e Sipërme ka fituar statusin e Parkut Natyror, ku ndalohet çdo lloj ndërtimi. Ndërsa në pjesën e poshtme të lumit, Ministria e Energjisë ka refuzuar të japë çdo leje për ndërtimin e hidrocentraleve.

Për ata që kanë kujtesën e shkurtër, LSI drejtonte Ministrinë e Energjisë kur çdo lum, kanal apo përrua i Shqipërisë, pa asnjë shqetësim për ekosistemin apo mbrojtjen e mjedisit, u pa si i vlefshëm për t’I vënë ndonjë HEC përsipër. Kështu, në katër vitet e qeverisjes së LSI me PD, vetëm në vitin 2009 u dhanë leje për 172 HECe, në 2010 për 18, në 2011 për 61, në 2012 për 46 dhe në prag të ndërrimit të pushtetit, bumi i 144 HEC, shumica prej të cilëve në pak muajt përpara zgjedhjeve të humbura. Në total, plot 441!

Kjo është e vërteta. Siç është e vërtetë që me bekimin e LSI, u vendos të ndërtoheshin 10 HEC në Valbonë, një zonë e mbrojtur, por kjo pak punë prishte. Nën qeverinë Rama, 8 prej këtyre HEC u anulluan duke kompensuar sa të ishte e mundur dëmin. 2 të tjerët, falë kontratrave të gozhduara të LSI me investitorët klientë, bëhej e pamundur të anulloheshin e në mos duhet të paguheshin dhjetëra miliona euro, por edhe ne kete rast kontratat u rishikuan per te kufizuar impaktin ne mjedis.(lexo)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTO GP/ "Doktor" Rossi konfirmon të ardhmen: Kontratë 1-vjeçare me Yamaha Petronas
Previous article FORMULA 1/ Bottas i pari në pravat e lirta, Hamilton i parafundit. Ferrari sërish dobët

F.autor

Postime të ngjashme

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu Breaking News

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu

"ATA ME KAPUÇ, DO T'I NDJEKIM KËMBA KËMBËS"/ Rama: Kujtuan se u bë deti kos Politikë

"ATA ME KAPUÇ, DO T'I NDJEKIM KËMBA KËMBËS"/ Rama: Kujtuan se u bë deti kos

320 TË LËNDUAR NË 8 DITË/ Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias Aktualitet

320 TË LËNDUAR NË 8 DITË/ Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT