• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FAKTET E REJA/ Orial Kolaj, boksieri 23 milionë euro. Gabimi banal që e çoi kampionin e Italisë nga Lezha, në pranga
Home
Breaking News

FAKTET E REJA/ Orial Kolaj, boksieri 23 milionë euro. Gabimi banal që e çoi kampionin e Italisë nga Lezha, në pranga

17 February, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kampion Italie dhe Europe për peshën mesatare, një boksier profesionist nga Lezha është vënë në pranga. Si duket nuk është mjaftuar me emrin dhe famën e tij, por ai është vendosur në krah të një kryemafiozi të klanit të shumënjohur në të gjithë Italinë, “Casalesi”.

Historia e tyre njihet por kur ajo ka në përbërje edhe shqiptarë e madje persona që kanë famën e njerëzve të suksesshëm atëherë vëmendja është edhe më e madhe. Ditën e djeshme mediat kryesore të Italisë kanë njoftuar se është goditur një grup ku janë ekzekutuar 9 urdhër-arreste dhe sekuestruar 23 milionë euro asete.

Organizata mafioze kishte punësuar shqiptar të fuqishëm fizikisht për të mundësuar realizimin e marrjes dhe përvetësimit të një sërë pasurish ndërkohë që sipas të dhënave të italianëve mësohet se ata kishin mundur që nëpërmjet dhunës dhe armëve të mund të marrin prona, biznese, të vënë gjoba e të tjetërsojnë emra pronarësh të bizneseve të ndryshme. Hetimi mësohet se ka nisur prej vitesh ndërkohë që në grupin e italianëve mafioz gjendeshin edhe tre djemtë shqiptarë, një prej tyre. Orial Kolaj, kampion i Italisë në boks.

Sipas të dhënave bëhet me dije se një bande të fuqishme gjykata italiane i ka sekuestruar një pasuri e madhe ditën e djeshme. Mediat e vendit fqinj bëjnë me dije se në kuadër të operacionit në nisur në vitin 2013, i quajtur “Criminal Games”, ku u arrestuan të paktën 15 veta, bashkë me disa shqiptarë, ditën e djeshme gjykatat italiane kanë vendosur sekuestrimin e pasurive të tyre, me një vlerë prej 23 milionë eurosh. Grupi në fjalë ishte e lidhur me klanin kriminal të quajtur “Casalesi” që kontrollonte lojërat e fatit në Romë. Pjesë e këtij e grupi ishin edhe disa shqiptarë, të cilët drejtoheshin nga boksieri i njohur Orial Kolaj, ndërsa pjesë e kësaj bande ishin edhe Arben Zogu dhe Petrit Bardhi.

Organizata në fjalë nën kërcënimin e armëve dhe me dhunë merrnin territore të qendrave të lojërave të fatit dhe të pikave të basteve, ndërsa për të realizuar këtë, ndihmoheshin nga grupi i shqiptarëve i quajtur “boksierët” të cilët drejtoheshin nga boksieri shqiptar Orial Kolaj, kampion italian dhe europian në peshën e mesme. Mësohet se grupit në fjalë i janë sekuestruar të gjithë pasuritë e korporatave të 3 kompanive individuale; – aksionet e kompanisë, kapitalin aksionar dhe të gjithë pasuritë e korporatave të 5 shoqërive aksionare; – 8 njësi të pasurive të paluajtshme të vendosura në Romë dhe në krahinat e Nuoro dhe L’Aquila; – 1 tokë e vendosur në Romë; – 8 makina; – 1 motor; ku të gjitha këto kapin një vlerë prej 23 milionë eurosh.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Klani mafioz

Pas arrestimit të anëtarëve të grupit “Iovine”, që ndodhi në dhjetor 2006, grup që u sponsorizua nga vëllezërit Guarnera. Pas publikimit të të dhënave u tha se hetuesit kishin zbuluar se “Guarnera”, për të ruajtur dhe për të zgjeruar hapësirën në të cilën sundonin kishte përfituar nga një krah i dhunshëm dhe i armatosur, i përbërë nga një grup i madh dhe i rrezikshëm shqiptarësh, të ashtuquajtur “boxers”, në mes të të cilëve gjendej edhe boksieri Orial Kolaj, ish-kampion italian dhe evropian me peshat e mesme.

Prokuroria italiane bën me dije se profili tashmë evident i “rrezikshmërisë shoqërore” të protagonistëve të grupit është i përbërë nga provat e marra si pjesë e operacionit të djeshëm “Ist Uind”, drejtuar nga Drejtoria  Anti-Mafia në Romë. Thuhet se zbulimi i aktivitetit të tyre kriminal nisi nga nje gabim i tyre fatal dhe banal njëkoësisht. Zbardhja e një grabitjeje të dhunshme në një pikë të madhe bastesh, çoi në zbulimin se përveç se u grabit u tha se shqiptarët dhe krahu tjetër i armatosur, kishin vënë edhe gjoba.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ferdinand Mara, Drejtori i ri i Policisë së Lezhës/ Ministri Xhafaj i bën prezantimin
Previous article Fotoja e Shën Valentinit që po i përlot të gjithë, e dalloni ku ndodhet partnerja e zotërisë?

Redaktor1

Postime të ngjashme

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona Aktualitet

Zbulohet plani sekret “Shqipëria” që kishte BE në 2015-ën për nxjerrjen e Greqisë nga Eurozona

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Shiste drogë në ambientet e një pike lojërash elektronike, arrestohet 20-vjeçari në Durrës

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital Aktualitet

38 PORTOKOLLE KOMBËTARE PËR TRAJTIMIN E KANCERIT/ Sala: Pacientët të marrin të njëjtin standard në çdo spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT