Fakti i perdorur per te nisur analizen eshte burimi: “VOA, datë 8.03.2018”:
Muzin deklaron për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017 (si pjese e detyrimit te vet per deklarim), kryerjen e tre pagesave per nje tatoal prej 675.000 USD, si me poshte:
– pagesa e parë:
– datë 24 mars 2017 (‘Biniatta Trade LP”) vlera 150 mijë dollarë,
– Pagesa e dytë:
– datë 27 mars 2017 (Partia Demokratike) vlera 25 mijë dollarë,
– Pagesa e tretë:
– datë 9 qershor 2017 (Partia Demokratike) vlera 500 mijë dollarë.
Muzin deklaron se kontrata me “Biniatt Trade LP (150.000 USD), ka lidhje me lobimin në favor të PD-së. Muzin e ka depozituar këtë kontratë si aneks bashkëlidhur deklarimit të vet si agjent i huaj, të depozituar më datë 14 nëntor 2017, duke deklaruar se po vepronte për llogari të Partisë Demokratike.
Kundërshtia qe rezulton nga analiza e kontratave te bera publike nga departamenti i drejtesise:
Nga fakti i analizuar nga burimi VOA dhe analiza e kontratave te depozituara dhe deklaruara nga Biniatt ka diferenca ne data dhe shuma pagesash.
Sipas kontratës së datës 22.03.2017, midis PD dhe Stonington Strategies, a division of Muzin Capitol Partners, nënshkruar nga Basha personalisht, PD merrte përsipër tre pagesa në vlerë të përgjithshme prej 75 mijë dollarësh perkatesisht:
– datë 22 mars 2017, vlera 25 mijë dollarë;
– datë 22 prill 2017, vlera 25 mijë dollarë;
– 22 maj 2017, vlera 25 mijë dollarë.
Me poshte do analizohet se sa jane deklaruar si te paguara nga totali prej 75 mije USD.
Sipas kontratës së datës 20 mars 2017, midis Biniatt Trade LP dhe Stonington Strategies, a division of Muzin Capitol Partners, Biniatta merrte përsipër tre pagesa mujore dhe një pagesë të posaçme, në total 950 mijë dollarë, sipas kalendarit:
– 15 mars 2017, vlera 150 mijë dollarë;
– 15 prill 2017, vlera 150 mijë dollarë;
– 15 maj 2017, vlera 150 mijë dollarë;
– Pagesa e posaçme (“Special Fee”):
– brenda datës 23 mars 2017, vlera 500 mijë dollarë.
Lidhja e ketyre shumave dhe pagesave me PD behet nga deklarimet qe Muzin ka bere ne departamentin e drejtesise.
Analiza deklarimeve te Bashës:
Basha deklaron se PD ka paguar vetëm 25 mijë dollarë në favor të Stonington Strategies dhe duket sikur kjo pagesë është publike dhe e deklaruar në përputhje me legjislacionin në Shqipëri dhe në SHBA. (kjo pagese NUK ESHTE deklaruar ne KQZ). Basha shton se PD nuk ka asnjë lidhje me Biniatta Trade LP, sepse nuk ka kontratë me të.
Basha ka deklaruar më parë se shuma prej 500 mijë dollarë është kryer nga një fondacion shqiptaro amerikan, i cili ka bërë fund-reising midis shqiptarëve dhe me shumat e grumbulluara ka paguar Muzin.
Dhe ne fakt ne listen e pagesave qe deklaron Muzin si te kryera nga Biniatta (per llogari te PD) rezulton midis te tjerave nje shume prej 500.000 USD.
Dyshimet:
1. Pse Biniatta ka kontraktuar 950 mijë dollarë shërbime, por deklarohen si te shlyera vetëm 150 mijë dollarë? (shiko “pagesa e pare” e referuar nga VOA)
2. Pagesa ne vleren 25 mije USD konfirmohet si nga Basha ashtu edhe nga Muzin (shiko “pagesa e dyte” e referuar nga VOA). Pse Basha ka kontraktuar 75 mijë dollarë shërbime, (sipas kontratës së datës 22.03.2017, midis PD dhe Stonington Strategies, a division of Muzin Capitol Partners, nderkohe qe Basha njeh detyrimin dhe Muzin deklaron si te shlyera vetëm 25 mijë dollarë? Te dy duken te kenaqur me shlyerjen e 25 mije USD dhe duket sikur e quajne kontraten te mbyllur.
3. Pse Muzin deklaron se PD-ja ka paguar 500 mijë dollarë, kur nuk ka asnjë kontratë të lidhur me PD-në për këtë qëllim? (shiko “pagesa e trete” e refruar nga VOA).
Me tej:
4. Pse Muzin deklaron nën përgjegjësi ligjore se kontrata me Biniatt Trade LP është lidhur për t’i shërbyer PD-së?
5. Pse Basha deklaron se 500 mijë dollarë janë pagesa nga një fondacion shqiptaro-amerikan, por nuk jep asnjë të dhënë identifikuese as për fondacionin, as për donatorët e tij?
Gjeja e rendesishme ne këtë deklarim eshte se Basha ka konfirmuar praktikisht, se pagesa e 500 mijë dollarëve është bërë në dobi të PD-së dhe se ai është në dijeni të saj, per kete shume përputhen deklarimet e Bashës dhe të Muzin. Me kete pohim Basha indirekt konfirmon se palet kanë qenë jo vetëm dakord për shumën, por edhe për modalitetet e pagesës ashtu sic ajo eshte bere ne fakt. Mjergulla rreth burimit nga ka ardhur kjo shumë, duket sikur zbulon se dhe Muzin dhe Basha e dinë se pagesa 500 mijë dollarë është e paligjshme për legjislacionin shqiptar ose/dhe për legjislacionin e SHBA-së.
6. Pse një kompani guackë, pa asnjë lidhje të dukshme me Shqipërinë dhe me autoritetet e saj, kryen një shpenzim të konsiderueshëm monetar për të promovuar Shqipërinë? Pse ky shpenzim devijohet si financim në dobi të PD-së dhe askush në PD nuk shfaq as shqetësim, as kuriozitet dhe as nuk ndërmerr asnjë hap për të sqaruar prapaskenën e këtij financimi?
7. Pse Muzin, eventualisht keqpërdor marrëdhënien kontraktuale me PD-në për të fshehur burimin e të ardhurave kundrejt autoriteteve të SHBA-së dhe për PD-në ky nuk përbën nevojë për të kontaktuar autoritetet amerikane dhe për të sqaruar pozicionin e PD-së?
8. Pse Basha deklaron se i ka bërë publike dhe i ka deklaruar shpenzimet e kryera në favor të Muzin, (Kontrata e datës 22.03.2017, midis PD dhe Stonington Strategies) kur kjo gjë nuk është e vërtetë?
Kontrata e datës 22.03.2017, midis PD dhe Stonington Strategies ka pasur objekt “hartimin dhe zbatimin e fushatës politike për zgjedhjet e vitit 2017”. Si e tillë ajo ka qenë objekt i detyrimit për raportim menjehere pas zgjedhjeve.
Në të njejtën llogjikë edhe shuma prej 500 mijë dollarësh, (pavarësisht se kush ka qenë burimi i financimit, Biniatta ose fondacioni anonim shqiptaro-amerikan), duhet t’i nënshtrohej jo vetëm raportimit, por eventualisht (nga faktet e reja te lidhura me pronesisne), ndalesave të rrepta ligjore.
Ligji shqiptar nuk lejon donacione në shuma më të mëdha se 1 milion lekë nga një burim i vetëm në fushatë dhe nuk lejon asnjë lloj donacioni pa plotësuar një seri kërkesash proceduriale si deklarimi me shkrim i donatorit, kanalizimi i donacionit në llogari të posacme bankare etj.
Fakti është se të gjitha shumat e paguara në favor të Muzin për llogari të PD-së, me dhe pa kontratë nuk janë raportuar nga PD-ja, as në zërin të ardhura, as në zërin shpenzime.
Fakti eshte se PD-ja ne KQZ ka raportuar vetëm shpenzime të kryera për konsulencë në dobi të:
– Clearpath Strategies, në shumën 1.820.109 lekë;
– Barnes & Thornburg LLP, dy pagesa në shumën 6.385.000 lekë dhe 6.200.000 lekë.
Nga ana tjetër PD-ja është dëshkuar me masë administrative gjobë nga KQZ-ja për mosdeklarim edhe për:
– Konsulencë me kompaninë Murphy Vogel Askeë në vlerën 609.169 lekë sipas raportit të auditimit dhe në vlerën 663.769 lekë sipas raportit të monitorimit;
– Me kompaninë Barnes & Thornburg LLP në vlerën 6.000.000 lekë sipas raportit të monitorimit.
Gjate séances se shqyrtimit te shkeljes se Kodit per mungesen e deklarimeve sa I takon Konsulencës me kompaninë Murphy Vogel Askeë dhe Me kompaninë Barnes & Thornburg LLP, perfaqesues ne PS ne KQZ refuzuan organizimin e nje seance hetimore per ceshtjen e financimeve dhe kerkuar mbylljen e shqyrtimit me vendosjen e gjobes.
Tani qe kane dale fakte te reja KQZ duhet te rihape proceduren .