• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FAKSIMILET/ Përplasja e Konit me UT: Si e shkeli ligjin rektori Mynyr Koni në tenderin e “SIGURISË FIZIKE”
Home
Sociale

FAKSIMILET/ Përplasja e Konit me UT: Si e shkeli ligjin rektori Mynyr Koni në tenderin e “SIGURISË FIZIKE”

16 February, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Katër dekanë të Fakulteteve të Tiranës kanë dalë ditën e djeshme në një konferencë për mediat. Artur Sula, Edmond Rapti, Artan Hoxha, dhe Dhori Kule në një konferencë për shtyp kanë kërkuar shkarkimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Dekani i Fakultetit të Ekonomikut, ka rreshtuar një sërë shkeljesh që sipas tij ka bërë rektori dhe prandaj ata kërkojnë dorëheqjen e Mynyr Konit.

Mirëpo fill pas kësaj kërkese të dekanëve, ka reaguar edhe rektori Mynyr Koni. Ky i fundit meanë të një letre të hapur theksoi se në këtë detyrë është zgjedhur nga vota e pedagogëve dhe studentëve dhe jo nga dekanët. Sa i takon pretendimeve për shkelje ligjore, Mynyr Koni mohon të ketë konsumuar shkelje ligjore në ushtrimin e funksionit të tij, ndërsa akuzon dekanët se po tentojnë të mbrojnë ato që që janë bërë në këtë institucion kur drejtohej prej tyre. Në fund të letrës, Mynyr Koni paralajmëron dekanët se jo vetëm do përfundojë mandatin si Rektor i UT, por do përgatitet edhe për mandatin e dytë në këtë detyrë.

Mirëpo si është e vërteta me fakte? A ka shkelur ligjin Mynyr Koni dhe në rast se po, ku dhe si?

Si në çdo rast, është paraja që çon drejt gabimeve dhe mesa duket, edhe Koni nuk i ka rezistuar dot kalimit të kopetencave për tu bërë pjesë e prokurimeve publike edhe kur nuk i takon.

Lexo.al ka arritur të sigurojë dokumentat që konfirmojnë se rektori Koni ka shkelë ligjin 9643, datë 20.10.2006, (i ndryshuar) neni 30, kur ka marrë kopetenca që nuk i takonin në përgjedhjen e fituesit për “Sigurinë fizike të Universitetit të Tiranës. , loti 1”, siç edhe thuhet në letër-kthimin e UT-së.

Siç shihet edhe në dokumentin e mëposhtëm të lëshuar nga Drejtoria e Menaxhimit të fondeve dhe Investimeve, Koni ka firmosur dhe vulosur  që në datë 04/04.2017, një subjekt privat të ruaj UT deri në fund të vitit 2017 me një shumë prej më shumë se 35 milione lekësh.

Mirëpo, UT me në kthim përgjigjen që ka bërë ka saktësuar duke cituar ligjin  se nuk është rektori që ka kopetenca për të vendosur për kontraktimin që do të bëjë UT, pasi kjo e drejtë i takon vetëm UT-së, që është autoriteti i vetëm në këtë rast bazuar në nenin 51 të ligjit NR.80/2015 “Për Arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të lartë të Republikës së Shqipërisë”.  Me vendimarrjen e tij Koni ka kaluar kopetencat e tij në shpalljen e fituesit dhe lidhjen e kontratës.

Për pasojë e gjithë kontrata e lidhur në kalim kopetencash prej tij e bën kontratën (bazuar në nenin 92, pika (a) ) të pavlefshme, siç edhe saktëson Administratori i Universitetit të Tiranës./LEXO.AL

Më poshtë FAKSIMILET që tregojnë shkeljet e Konit dhe rekomendimet se si duhet të procedohet:

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Iniesta 35 milion euro ne sezon ?
Previous article Katër muaj pa paguar futbollistët, një pornostare i vjen në ndihmë klubit italian

F.autor

Postime të ngjashme

MOT KRYESISHT I KTHJELLËT/ Parashikimi për këtë të mërkurë Aktualitet

MOT KRYESISHT I KTHJELLËT/ Parashikimi për këtë të mërkurë

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë Aktualitet

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT