• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FAKSIMILET/ Gazi i protestës i certifikuar nga BE. Mes bombulave të përdorura, edhe ato të importuara nga Berisha (FOTO)
Home
Breaking News

FAKSIMILET/ Gazi i protestës i certifikuar nga BE. Mes bombulave të përdorura, edhe ato të importuara nga Berisha (FOTO)

13 May, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News

Në vijim të protestave të ditës së shtunë, opozita ka vendosur në pikëpyetje vetitë kimike të gazit lotsjellës të përdorur nga Policia në momentin kur Kryeministria u vendos nën sulmin e bombave molotov.

Sipas saj, gazi i përdorur sjell efekte të rënda për shëndetin, duke mos qenë në përputhje me parametrat e lëndëve të ngjashme që përdoren në vendet e Bashkimit Europian.

Dokumentat zyrtarë tregojnë të kundërtën. Gazi i përdorur është në përputhje të plotë me të gjithë parametrat e sigurisë, është importuar nga kompani të regjistruara në Europë dhe përveç efekteve të parashikuara, si lotët, kolla dhe veshja e shikimit, nuk përmban elemente të tjerë të dëmshëm.

Që prej vitit 2011, Policia e Shtetit ka prokuruar tre herë lëndë lotsjellëse.

Dokumenti i bashkangjitur tregon se sasia e parë është prokuruar pak kohë pas protestës së 21 janarit. Bëhet fjalë për një sasi prej 600 granatash lotsjellëse, të blera në një kompani izraelite, në përputhje me specifikimet e NATO-s dhe BE. E njëjta kompani eksporton lëndë të ngjashme në shumë vende të tjera perëndimore.

Marrëveshja është konkluduar në datën 23 mars 2011, me firmën e pesë anëtarëve të një komisioni të posaçëm, të ngritur nga zv/drejtori i forcave “Renea”. Lënda kaloi fillimisht me sukses testimet në datën 7 mars, duke marrë lejen e përdorimit në territorin shqiptar brenda dy javësh.

Në vijim, për nevojat e saj, Policia është pajisur me 500 fishekë lotsjellës për armë shotgan, kalibri 37×40 mm, në dhjetor të vitit 2014. Prodhuesi i kësaj lënde është një firmë italiane, e certifikuar sipas parametrave të Bashkimit Europian, që tregton lëndë të ngjashme në të gjithë Europën.

Në 20 maj 2016 është kryer një tjetër porosi tek firma italiane, këtë herë për spraj personal, me të cilin janë pajisur efektivë të Policisë së Shtetit. Edhe këtë herë, malli është prokuruar në një firmë të certifikuar sipas parametrave të sigurisë së Bashkimit Europian.

Në secilin rast, lënda është marrë në dorëzim pas testimit të mostrave përkatëse, të kryer në ambientet e FNSH. Nga testimi ka rezultuar se lënda është në përputhje me specifikimet e saj, duke mos sjellë efekte anësore për shëndetin e personave./Lexo.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FUTBOLLI I MAQEDONISË SË VERIUT NË ZI/ Vdes tifozi 18-vjeçar i Shkëndijës së Tetovës
Previous article ZHVILLOI DUELIN E FUNDIT TË KARRIERËS/ Shikoni ceremoninë madhështore për lamtumirën e Van Persie (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen Aktualitet

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike Aktualitet

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT