• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FAKSIMILE/ Presidenca dhe LSI në heshtje totale për shpalljen e Berishës “non grata” nga SHBA. Presin me zemër të ngrirë për Metën?
Home
Politikë

FAKSIMILE/ Presidenca dhe LSI në heshtje totale për shpalljen e Berishës “non grata” nga SHBA. Presin me zemër të ngrirë për Metën?

19 May, 2021 Delo.autor Breaking News, Politikë

Ndërkohë që pas vendimit të DASH që shpall si të padëshirueshëm në SHBA Sali Berishën e tij “këmbana” ka rënë për të gjithë të korruptuarit e politikës, në dy seli ka rënë heshtje varri.

Si me komandë, Presidenca dhe LSI nuk ka lëshuar asnjë deklaratë pro apo kundër vendimit të Pepartamentit Amerikan të Shtetit për ish presidentin dhe ish kryeministrin shqiptar.

Asnjë deklaratë, asnjë postim në rrjetet sociale nuk ka dalë nga Presidenca, e cila deri një ditë më parë nuk linte rast pa shfrytëzuar për të “luftuar” korrupsionin në nivelet më të larta të qeverisjes.

Presidenti Ilir Meta nuk është bërë i gjallë, dhe shqiptarët nuk e dinë nëse është akoma në Slloveni, ka ardhur dhe është në Lalz duke qartrë halllet verbalisht me Berishën apo ku është.

Madje nuk e di as Garda e Republikës që merret me ruajtjen e Presidentit, i cili ka muaj të tërë që lëviz jashtë kontrollit, në rënie të lirë sipas versionit “ku mbillet nuk korret”.

Por as zyrtarët dhe anëtarësia e thjeshtë e LSI nuk ka reaguar, të dirigjuar nga regjia qëndrore me sa duket, duke hedhur në rrjetet sociale vetëm deklarata dhe komente për zgjedhjet e 25 prillit.

Me kryetaren Monika Kryemadhin në SHBA, sillen sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ndoshta bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë me Sali Berishën, mikun e ngushtë të Ilir Metës.

Me sa duket presin me zemër të ngrirë, pasi tashmë prishmëritë e shqiptarëve, e shprehin në të gjitha komentet, shqiptarë të thjeshtë, analistë e deri politikanë, janë që, radhën e ka Ilir Meta.

Por në Presidencë dhe selinë e LSI po vazhdon deri në këto momente një heshtje gërryese./TEMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "HAJDE SE NA VRANË"/ Skerdian Gabrani rrëfen si ndodhi vrasja e 31-vjeçarit: Viktimën e kisha shok
Previous article ATALANTA-JUVENTUS/ Gasperini dhe Pirlo me shumë ndryshime në duelin final (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT