Prokuroria e Tiranës ka lëshuar një urdhër paraqitje për kryedemokratin Lulzim Basha dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi.
Mësohet se prokuroria e dërgoi shkresën në mesditën e datës 13 qershor ku po kryen hetimet e nevojshe lidhur me lobimin e paligjshëm të një kompanie ruse për interes të “selisë blu”.
Kompania Biniata Trade ka perfituar shuma monetare nga PD per lobim ne SHBA.
Skandali u publikua për herë të parë nga revista investigative amerikane “Mother Jones” e cila hidhte dritë në lidhje me financimin 675 mijë dollarësh të Partisë Demokratike për lobim në SHBA.
Më poshtë po përcjellim nje kopje të shkresës së prokurorëve të çështjes Ervin Karanxha, Gjergji Tako dhe Kole Hysenaj.




