• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FAKSIMILE/ Çifti Berisha 108 mijë lekë të ardhura në muaj, shtohet misteri për burimin parave për të paguar avokatin që kushton qindra mijëra euro
Home
Politikë

FAKSIMILE/ Çifti Berisha 108 mijë lekë të ardhura në muaj, shtohet misteri për burimin parave për të paguar avokatin që kushton qindra mijëra euro

21 May, 2021 Delo.autor Politikë

ë nga muaj mars i vitit 2019, kur opozita ‘dogji; mandatet e përfaqësimit në Kuvend, Sali dhe Lili Berisha deklarojnë vetëm 108 mijë lekë të ardhura në muaj ose rreth 1.3 milionë lekë të ardhura në vit. Pasi nxiti Lulzim Bashën për ‘djegur; mandatet, Berisha nxitoi për të aplikuar për përfitimin e gjysmës së pagës së deputetit. Pas aplikimi, Berisha përfiton një pagesë kalimtare nga sigurimet shoqërore 78 385 lekë muaj ose 940 000 në vit. Ndërsa bashkëshortja e tij, deklaron 30 542 lekë të ardhura nga pensioni në muaj ose 366 404 vit. Çifti ka në pronësi vetëm një apartament në Tiranë me sipërfaqe 125 metra katrorë, pasuri e vetme e paluajtshme e deklaruar. Kursimet e deklaruara ndër vite, duke llogaritur shpenzimet edhe një hua që i kanë dhënë Argitës me vlerë rreth 20 mijë USD, janë modeste, duke mos i kaluar 15 milionë lekë.

Me këtë performancë financiare të deklaruar në letra, Sali Berisha njoftoi se do të kontraktojë një nga avokatët më të njohur dhe të shtrenjtë në Evropës, Jean-yves le Borgne, në kuadër të luftës kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi e futën familjarisht në listën e zezë për korrupsion të rëndësishëm, ngritjen e një sistemi korruptiv, përdorimin e pushtetit për pasurimin e familjes dhe aleatëve, si dhe pengimin e drejtësisë për të vepruar ndaj tij, familjes së aleatëve. Berisha pretendon se do të paguajë shërbimin e avokatit francez për padinë që do të bëjë Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken për shpifje.

Jean-yves le Borgne rezulton ndër më të kërkuarit në Evropë, me klientë nga më të rëndësishmit. Angazhimi i tij për të marrë përsipër çështjen e Sali Berishës në Gjykatën Korrektuese të Parisit,. kushton qindra mijëra euro. Pyetja që lind natyrshëm është: Me çfarë parash do ta paguajë Berisha avokatin në kushtet kur të ardhurat e tij mujore janë vetëm 108 mijë lekë, kur në pronësi ka vetëm një apartament dhe kursimet familjare janë modeste?! Pyetjes së gazetarëve se kush do ta paguajë dhe sa kushton avokati francez, Berisha ai iu shmang dy herë duke mos u përgjigjur gjatë konferencës së djeshme për shtyp.

Këmbëngulja e Berishës për ta shmangur dhe mjegulluar këtë moment të rëndësishëm krijon dyshime të forta për një aferë të re financiare, në përpjekje për të hequr ‘damkën’ që i ka vendosur Departamenti Amerikan i Shtetit si përfaqësuesi i një prej familjeve më të korruptuara në Shqipëri. Mungesa e transparencës konfirmon edhe një herë që vendimi i pazakontë dhe ekstrem i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të shpallur non grata Familjen Berisha, është i bazuar në informacione të besueshme.

Ajo që tregojnë deklaratat për pasurinë e Berishës në fakt është thjeshtë një bakshish në raport me pasurinë e vërtetë që posedon familja Berisha. Dhëndri i tij është sot pronar nga 35-50 % i 20 kullave me vlerë mbi 100 milionë euro, miliona euro ka investuar Shkëzlen Berisha vetëm për ngritjen e një fabrike për përpunimin e boronicave në Gërdec, Argita gjithashtu është pronare e pasurive të pabujshme me vlerë qindra mijëra euro, Argita dhe Shkëlzeni kanë deklaruar qindra mijëra euro të ardhura si sekserë me aferistëve të ndryshëm dhe babait të tyre Sali Berishës, kur ishte kryeministër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Certifikata e BE-së funksionale më 1 korrik
Previous article ARMËPUSHIMI MES IZRAELIT DHE PALESTINËS/ Kryeministri Johnson: Udhëheqësit të punojnë për të gjetur një zgjidhje të...

Delo.autor

Postime të ngjashme

RAMA NË POLONI PËR "RINDËRTIMIN E UKRAINËS"/ Takime me liderë europianë dhe investitorë ndërkombëtarë Politikë

RAMA NË POLONI PËR "RINDËRTIMIN E UKRAINËS"/ Takime me liderë europianë dhe investitorë ndërkombëtarë

DELEGACIONI I KUVENDIT NË MADRID/ Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE Politikë

DELEGACIONI I KUVENDIT NË MADRID/ Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE

DEBATE PËR NDARJEN E RE TERRITORIALE/ Opozita: Nuk kemi kohë! Mazniku: Afatet i përcakton ligji Politikë

DEBATE PËR NDARJEN E RE TERRITORIALE/ Opozita: Nuk kemi kohë! Mazniku: Afatet i përcakton ligji

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT