• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FAKSIMILE/ “Asnjë ndihmë për strehim”, mashtrimi i Bashës me familjen e prekur nga tërmeti. Veç bonusit të qerasë, shteti do t’i rindërtojë shtëpinë
Home
Politikë

FAKSIMILE/ “Asnjë ndihmë për strehim”, mashtrimi i Bashës me familjen e prekur nga tërmeti. Veç bonusit të qerasë, shteti do t’i rindërtojë shtëpinë

10 August, 2020 Delo.autor Politikë

Gjatë ditës së sotme, kryetari i Partisë Demokratike u shfaq në Manëz duke takuar banorë të prekur nga tërmeti i nëntorit. Basha publikoi në facebook videon me kryefamiljarin e familjes Barruku në fshatin Kameras të Manzës, duke shkruar se prej 10 muajsh, shteti nuk ka marrë asnjë masë për të strehuar këtë familje. Në fakt, video e publikuar nga Basha është një bllof i madh mediatik, së pari sepse vetë qytetari me të cilin Basha po komunikon, Kadri Barruku, pohon se nga qeveria shqiptare ka përfituar bonus qeraje, me të cilin paguan qeranë e një shtëpie në Durrës ku aktualisht jetojnë fëmijët e tij.

Lexo.al ka siguruar edhe dokumentacionin që provon se deklarata e zotërisë është e vërtetë. Kjo më poshtë është fatura e likujdimit të këstit të shtatë të bonusit të qerasë për këtë familje, pra muaji Korrik, që do të thotë se për 7 muaj rresht kjo familje vijon të marrë bonusin e qerasë. Por çfarë do të ndodhë më tej me fatin e kësaj familjeje dhe a është e vërtetë që kjo familje është skualifikuar nga programi i rindërtimit siç pretendon Basha në videon e tij? Lexo.al sjell një tjetër dokument që provon mashtrimin e trashë me të cilin Basha përpiqet të fitojë vëmendjen publike.

Bashkia Durrës ka miratuar këtë listë përfituesish nga programi i rindërtimit për disa njësi të bashkisë Durrës, mes tyre edhe Manëz, që do të përfitojnë për banesat individuale. Siç shihet, pjesë e kësaj liste është edhe emri i Kadri Barrukut, shtëpia e të cilit sipas akt ekspertizës duhet të prishet. Në dokument theksohet se zotëria në fjalë është përfitues i grantit të rindërtimit, që do të thotë se është kualifikuar për banesë të re me ndihmën e qeverisë shqiptare.

  

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HYRJA E XHANDARMËRISË NË KOSOVË/ Ministri serb: Patrullimi ishte i sinkronizuar me KFOR-in
Previous article MASAT KUNDËR COVID-19/ Greqia hap kufirin me Shqipërinë më 17 gusht, ja çfarë duhet të dini para se të udhëtoni

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve Breaking News

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve Politikë

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë Breaking News

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT