Në fjalën e tij në përfundim të konferencës me ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca është ndalur të flasë edhe për “fake news”.
Nisur nga lajmi më fundit, ku një lajm i publikuar në Syri.Net se do kishte një tërmet në orën 21:30, sipas Sorecës një gjë e tillë vjen si pasojë se një mungesë arsimimi, si nga mediat, por edhe nga ana e qytetarëve.
“Ngjarjet e kësaj jave kanë treguar një mangësi ndërgjegjësimi dhe arsimimi nga ana e qytetarëve dhe e medias, e cila nga në rrethana më të rënda mund të ishte shkatërruese”, tha ai.


