• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“FAKE NEWS-I” PËR MBETJET NGA ITALIA NË SHQIPËRI/ Rama thumbon Metën: Çfarë shëmtie, të paguash para të zeza për të përhapur në botë shpifje për vendin ku të kanë…
Home
Politikë

“FAKE NEWS-I” PËR MBETJET NGA ITALIA NË SHQIPËRI/ Rama thumbon Metën: Çfarë shëmtie, të paguash para të zeza për të përhapur në botë shpifje për vendin ku të kanë…

3 October, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zbardhjes së dokumenteve nga “Gazeta Shqip” të mashtrimit të madh të vitit 2017, ku ministria e Brendshme Italiane akuzonte Sali Berishën dhe Ilir Metën, se kanë aktivizuar Ilir Kullën për të publikuar në Itali, një fakenews që të nxiste rënien e qeverisë së Edi Ramës në Tiranë.

Në një status në twitter Rama duke e quajtur shëmti, shkruan se:  Të paguash para të zeza për të përhapur në botë shpifje që sterrosin vendin ku të kanë bërë kryeministër, kryeparlamentar, president! Të blesh pisa të huaj me për ta bërë pis atdheun ku shitesh si patriot i përvëluar

Ishte Gazeta Shqip që një ditë më parë  ka siguruar dokumentet origjinale të Ministrisë së Brendshme të Italisë, e cila ka zbardhur të gjithë hetimin e zhvilluar pas një fake newsin që u publikua në Itali në vitin 2017, sipas të cilit në Shqipëri kanë mbërritur 1300 kontenierë me mbetje toksike për tu groposur në vendin tonë. Lajm që u shpall edhe në çadrën e ngritur nga PD para kryeministrisë.

Sipas shkresës që është hartuar nga Drejtoria e Policisë Kriminale të Italisë, tashmë është vërtetuar se gjithçka ishte një sajim që u krye në bashkëpunim të ish-senatorit italian, Sergio de Gregorio dhe mikut të tij shqiptar Ilir Kulla.

Në hetime thuhet se projekti që u zbatua nga Ilir Kulla, bëhej për llogari të Sali Berishës, ish-President gjatë revoltave të vitit 1997 dhe krizës së firmave piramidale dhe ndërkohë kryeministër në vitet 2005-2013.

Por, shkresa e Policisë Krimianle italiane, thekson se Kulla, edhe pse vepronte për llogari të Berishës, ishte në dispozicion të Ilir Metës (në atë kohë kryetar i Kuvendit dhe aleat i Ramës në qeveri) për të cilin shkresa thekson se ka qenë kryeministër nga vitet 1999-2002 dhe krijues i Lëvizjes Socialiste për Integrim, “parti që bën pjesë edhe Kulla”, theksojnë dokumentet italiane.

Hetimi i policisë italiane bën të ditur se plani i Kullës dhe de Gregorios ishte që shkrimi të publikohej edhe në një gazetë në print, gazetën “Roma” që dilte në Napoli, faqja e parë e së cilës do të lexohej në pasqyrën e shtypit në televizionet kombëtare RAI dhe Mediaset.

Sipas hetimeve, duke ju referuar deklaratave të ish-senatorit De Gregorio për hetuesit, doli se qëllimi ishte që të sajonin një lajm ku të flisnin për një përfshirje të krimit të organizuar dhe qytetit të Napolit, meqënëse kishte famën e keqe në lidhje me çështjet e mbetjeve.

Me kërkesën e Kullës, u vendos që në fakenews të theksohet se ishin përfshirë elemente të krimit të organizuar në Itali dhe se po zhvilloheshin hetime nga Drejtoria Investigative Antimafia.

Më 4 mars “Pianeta Italia News” ka publikuar shkrimin: “Pakti për Plehrat”; hetime ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, ku ishte vënë edhe emri i gjykatësit të indikuar nga Kulla që ishte Franco Roberti(në atë kohë kreu i Prokurorisë Kombëtare Antimafia).

Shkresa e Ministrisë së Brendshme Italiane thekson se lajmi megjithatë nuk u ndoq nga mediat e tjera kombëtare në Itali.

Pikërisht për këtë problem që nuk pati një ndjekje dhe përhapje të gjerë, Ministria e Brendshme Italiane thekson se De Gregorio ka marrë vetëm një shumë për kompensim për “konsulencë” me premtimin se do të marrë shuma të tjera.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI I KEQ GODET ITALINË/ Situatë kritike në veri, humb jetën një zjarrfikës, dy persona të zhdukur (FOTO)
Previous article "FËMIJA ËSHTË INVESTIM DHE DHURATË"/ Olta Boka i thotë të gjitha, nga kuptimi i emrit të vajzës e deri tek kthimi në muzikë (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

SHERRI NË BURGUN E FIERIT/ Plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim Aktualitet

SHERRI NË BURGUN E FIERIT/ Plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim

DETAJET/ Sherri në burgun e Fierit, goditet me thikë në qafë anëtari i grupit të Bajrajve, si nisi përplasja Aktualitet

DETAJET/ Sherri në burgun e Fierit, goditet me thikë në qafë anëtari i grupit të Bajrajve, si nisi përplasja

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT