Një pacient i infektuar me koronavirus u hodh nga ballkoni i Spitalit Infektiv në Tiranë.
Sipas informacioneve, 69-vjeçari që tentoi t’i jepte fund jetës është Reshat Grendi nga Fieri. Fatmirësisht, ai ka mundur të shpëtojë dhe është nen kujdesin e mjekëve. QSUT në nje reagim të pak minutave më parë u shpreh se po bëhen perpjekjet maksimale për ta shpëtuar.
Nga ana tjetër, ish kryeministri Sali Berisha ka nxituar edhe këtë herë me perhapjen e panikut teksa shkruan se kemi të bejme me një vetëvrasje: I shtrojne per mjekim dhe kthehen të vdekur.