Një gjykatë në Moskë e dënoi gazetarin ukrainas, Roman Sushchenko, me 12 vjet burgim, pasi e shpalli fajtor për spiunim.
Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi ka thënë se Sushchenko ka punuar për Ministrinë e Mbrojtjes në Ukrainë dhe se ai ka mbledhur informacione për ushtrinë ruse dhe Gardën Kombëtare.
Sushchenko nuk e ka pranuar fajësinë në fillim të gjyqit të tij në mars. Autoritetet në Ukrainë kanë bërë vazhdimisht thirrje për lirimin e tij, shkruan rel.
Javën e kaluar, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maryana Betsa, ka thënë se gazetari është “peng i agresionit rus”.


