• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“FAJIN E KA TJETRI”/ Pompeo njofton tërheqjen zyrtare nga marrëveshja e çarmatimit me Rusinë
Home
Nderkombetare

“FAJIN E KA TJETRI”/ Pompeo njofton tërheqjen zyrtare nga marrëveshja e çarmatimit me Rusinë

2 August, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Ministri i Jashtëm i SHBA Mike Pompeo shpalli daljen zyrtare të SHBA nga marrëveshja e çarmatimit INF për raketat bërthamore me rreze të mesme veprimi. Deklaratën ai e bëri gjatë një vizite në Bangkok. Dalja e SHBA nga marrëveshja “hyn në fuqi sot”, tha ai. Për fundin e marrëveshjes është “krejtësisht” Rusia përgjegjëse.

Ministria e Jashtme në Moskë, nga ana e saj, deklaroi se marrëveshja, e nënshkruar nga Bashkimi Sovjetik dhe SHBA në Uashington, në vitin 1987, e kishte humbur vlefshmërinë e saj “me nxitjen amerikane”.

Me këtë prishet një nga marrëveshjet më të rëndësishme të çarmatimit midis SHBA dhe Rusisë. Periudha gjashtëmujore për skadimin e saj kaloi të premten. SHBA e braktisën marrëveshjen e çarmatimit në fillim të shkurtit me mbështetjen e partnerëve në NATO, sepse besojnë se Rusia e ka shkelur atë për vite me rradhë. Pak më vonë, edhe Moska e pezulloi marrëveshjen.

Fajin e ka tjetri

Të dyja palët ia hedhin fajin njëra-tjetrës për përshkallëzimin. Amerikanët dhe NATO-ja i akuzojnë rusët se e shkelën konkretisht marrëveshjen me raketat e tyre të tipit 9M729, sepse ato fluturojnë më larg se lejohet. Moska e mohon këtë dhe pretendon se e ka respektuar marrëveshjen. Rusia i paralajmëroi sërish SHBA kundër vendosjes së armëve bërthamore me rreze të mesme veprimi e me bazë tokësore në Evropë. Po të ndodhë kjo, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, Moska rezervon të drejtën të vendosë armë të tilla pranë Shteteve të Bashkuara.

NATO-ja tani dëshiron të vendosë në muajt e ardhshëm se si do të reagojë ndaj prishjes së marrëveshjes së çarmatimit. Një mundësi është që aleatët të rrisin praninë e tyre në zonën lindore të NATO-s dhe pranë Detit Baltik dhe të forcojnë mbrojtjen e infrastrukturës me rëndësi kritike me sisteme të mbrojtjes raketore dhe ajrore. Veç kësaj mund të vendosen sisteme të reja efektive të armëve konvencionale dhe të mbrojtjes raketore për ta frikësuar Rusinë.

Frikë nga spiralja e re e armatimit

Marrëveshja e çarmatimit INF ndalonte raketat me bazë tokësore dhe raketat e kryqëzorëve me një rreze veprimi midis 500 dhe 5500 kilometra, të cilat mund të bartin koka shpërthyese bërthamore. Sidomos për shtetet evropiane, kjo marrëveshje çarmatimi ishte garanci e rëndësishme sigurie. Tani ekzistojnë shqetësime se do të ketë një garë të re armatimi midis SHBA dhe Rusisë.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas bëri thirrje për bisedime të reja ndërkombëtare për çarmatimin. “E rëndësishme është që tani të vazhdojmë dialogun me njëri-tjetrin,” i tha ai radios bavareze, Bayerischer Rundfunk. “Objektivi duhet të jetë që të jetojmë në një botë pa armë bërthamore. Dikur duhet ta kapërcejmë politikën e frikësimit.” Në negociata ndërkombëtare nuk duhet të marrin pjesë vetëm ish-palët e marrëveshjes INF SHBA dhe Rusia, tha Maas. Edhe Kina e ka vendin “në tryezë”. Pekini vërtet nuk pranon ta bëjë këtë. “Por kjo është diçka që ne nuk e pranojmë.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DONI TË BËHENI POLICË? Policia e Shtetit jep lajmin e mirë për aspirantët
Previous article ËSHTË BLERJA MË E RE E MILAN NË VERË/ Flet Rafael Leao si "Kuqezi": Nuk mund ta besoj se…

k.autor

Postime të ngjashme

KINA APEL GJERMANISË/ Kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur! Botë

KINA APEL GJERMANISË/ Kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur!

ERDOGAN KËRKON OKB PA VETO/ Presidenti turk kërkon reformë të Këshillit të Sigurimit dhe përfaqësim më të drejtë Botë

ERDOGAN KËRKON OKB PA VETO/ Presidenti turk kërkon reformë të Këshillit të Sigurimit dhe përfaqësim më të drejtë

ANALIZA E CNN: Europa në alarm për përshkallëzim të mundshëm, frika nga sulmet hibride dhe përgatitjet për mbrojtjen civile Botë

ANALIZA E CNN: Europa në alarm për përshkallëzim të mundshëm, frika nga sulmet hibride dhe përgatitjet për mbrojtjen civile

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT