• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FABRIKA E KËPUCËVE NË KRUJË VATËR E COVID-19/ Çfare po ndodh me të infektuarit dhe fasonerinë (DETAJET+VIDEO)
Home
Sociale

FABRIKA E KËPUCËVE NË KRUJË VATËR E COVID-19/ Çfare po ndodh me të infektuarit dhe fasonerinë (DETAJET+VIDEO)

19 April, 2020 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Një fasoneri, fabrikë këpucësh në Krujë është një vatër që po shkakton gjithnjë e më shumë të infektuar me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë, konfirmoi sot 7 raste të reja në qytetin e Krujës, tre prej të cilave Report Tv mëson se janë pikërisht nga fasoneria. Kështu, numri total i të infektuarve në fasoneri shkon në 7, ndërsa 3 të tjerë janë familjarë të punonjëseve të prekura. Në rrethin e Krujës, numri i të infektuarve është 18, prej të cilëve 10 vetëm nga fasoneria dhe kontakte të punonjëseve të fabrikës së këpucëve.

Tre rastet e reja gjatë 24 orëve të fundit që i përkasin punonjëseve të fasonerisë dhe kontakteve të tyre, janë një 35-vjeçare nga Bubqi, një 19-vjeçar, djali i një prej punonjëseve, dhe një 35-vjeçare tjetër nga Fushë-Kruja.

Por çfarë ka ndodhur me fasonerinë në Krujë që tashmë është kthyer në vatër të rrezikshme të përhapjes së COVID-19?

Report Tv mëson se fasoneria e cila ka 350 punonjës në Krujë, shumica pre të cilave gra, është mbyllur 4 ditë më parë, që kur u identifikuara punonjësja e parë me koronavirus. Ajo kishte qëndruar për dy javë në shtëpi pasi nuk ishte ndjerë mirë, ndërkohë që me kryerjen e testit së fundi, rezultoi pozitive. Dy nga rastet në total pozitive në fasoneri, janë dy gra që jetojnë në Kurbin, pasi shumë punonjës janë edhe nga kjo zonë dhe shkojnë nga Kurbini në Krujë me furgonë apo autobuzë.

Report Tv pyeti edhe zv.ministren e Shëndetësisë Mira Rakacolli gjatë një interviste me Skype për atë se çfarë ka ndodhur në fasonerinë e Krujës, dhe përgjigjja e marrë ishte se po bëhet një hetim i imtësishëm epidemiologjik, pa dhënë më tej detaje.

“Në cdo lloj aktivitet që është mbajtur hapur janë propozuar të mbahen mjetet mbrojtëse, dhe janë bërë kontrolle. Cdo punë është bërë me mjete mbrojtëse personale. Po bëhet një hetim i imtësishëm epidemiologjik si në fasoneri, si në shtëpi, dhe aty ku ka të infektuar”, tha Rakacolli.

Kujtojmë se fasoneritë janë lejuar të qëndrojnë hapur me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë, ndërkohë që ka qenë e detyrueshme garantimi i masave mbrojtëse i personelit në punë, me maska e doreza si dhe më e rëndësishmja, distanca fizike mes punonjëseve. Nuk dihet nëse në fasonerinë “Endi sh.p.k”, e cila ka një fabrikë edhe në qytetin e Durrësit, janë marrë masat, apo nëse ka pasur ose jo kontrolle nga autoritetet përkatëse. Në fabrikën e këpucëve në Durrës, deri më tani nuk ka informacione për të prekur me koronavirus.

Lista e personave nën mbikëqyrje është e madhe, ndërsa të gjithë punonjësit janë këshilluar edhe me autoritetet shëndetësore për të qëndruar në shtëpi, të izoluar. Report Tv mëson se të gjithë personat e prekut me COVID janë paralajmëruar nga policia që nëse shihen jashtë banesave të tyre do të arrestohen, pasi ka pasur tentativa të disa prej tyre për të dalë nga banesat e për të thyer vetëizolimin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOSOVË/ Paralajmëron Thaçi: Javën tjetër do të ndërmarrë hapat e fundit drejt një qeverie të re
Previous article ZJARRËFIKËSIT VIZITOJNË STAFIN E SPITALIT INFEKTIV/ Rama: Solidaritet për luftëtarët e vijës së zjarrit

k.autor

Postime të ngjashme

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë Aktualitet

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda Aktualitet

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit Aktualitet

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT