• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FINALIZOHET OPERACIONI “SABBIA”/ Policia italiane dhe shqiptare kapin disa persona
Home
Aktualitet
Kronikë

FINALIZOHET OPERACIONI “SABBIA”/ Policia italiane dhe shqiptare kapin disa persona

31 May, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Shtetit në bashkëpunim me atë të Italisë kanë ekzekutuar disa urdhër-arreste të  lëshuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Firence, në ngarkim të 5 personave të hetuar, të  cilët janë  idetifikuar si përgjegjës për bashkëpunim kriminal me qëllim trafikimin e  lëndëve narkotike.

Deklarata e policisë:

Finalizohet një tjetër operacion policor ndërkombëtar i koduar “SABBIA”

Operacioni mes Policisë së Shtetit dhe Policisë italiane, për kapjen e personave të kërkuar nga drejtësia italiane për trafikim të lëndëve narkotike..

Në operacion u përfshinë Departamenti i Policisë Kriminale, “Interpol” Tirana, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe “Interforca” italiane në Shqipëri

Mëngjesin e sotëm, në Itali dhe Shqipëri është finalizuar operacioni i koduar “Sabbia”, ku nga autoritetet kompetente Italiane, Karabinierët e Komandës së Provincës së Firences me mbështetjen e strukturave përkatëse atje, dhe në Shqipëri me mbështetjen e Policisë së Shtetit, kanë ekzekutuar urdhër – arrestet, lëshuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Firence, në ngarkim të 5 personave të hetuar, të gjetur përgjegjës për bashkëpunim kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Arrestimet janë ekzekutuar në provincat e Firences, Sienës, Brindisit dhe në Vlorë, aktivizuar nëpërmjet Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor “Interpol” dhe “Interforca” italiane në Shqipëri.

Në Vlorë është kapur dhe arrestuar shtetasi F. S., si dhe është shpallur në kërkim një tjetër, të dy me masë sigurie “Arrest në burg”.

Në Itali është arrestuar 1 shtetas, ndërsa për 2 të tjerë është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Masat janë lëshuar në përfundim të hetimeve të nisura në janar të vitit 2018, nga Skuadra Hetimore e Repartit “Operation”, që kanë mundur të identifikojnë një grup të organizuar kriminal në fushën e narkotikëve.

Policia e Shtetit është e vendosur në bashkëpunimin serioz me partnerët ndërkombëtarë, në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TITULLARI I "ZONJËS SË VJETËR" DREJT ANGLISË/ Juventus përzgjedh zëvendësuesin e tij tek klubi... (FOTO)
Previous article E BUJSHME NGA ANGLIA/ Chelsea gjen lojtarin që do të zëvendësojë Hazardin tek klubi...

k.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË NË NDROQ/ Shoqërohen në polici 4 persona Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË NDROQ/ Shoqërohen në polici 4 persona

E PËSON KEQ/ Kërcënoi babain e gazetares për shkak të detyrës së saj, procedohet 30-vjeçari në Maliq Aktualitet

E PËSON KEQ/ Kërcënoi babain e gazetares për shkak të detyrës së saj, procedohet 30-vjeçari në Maliq

PËSOI GODITJE NË TRU NË MES TË DETIT/ 49-vjeçarja shqiptare evakuohet me helikopter nga trageti Greqi-Itali Aktualitet

PËSOI GODITJE NË TRU NË MES TË DETIT/ 49-vjeçarja shqiptare evakuohet me helikopter nga trageti Greqi-Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT