• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“EVROPA DUHET TË JETË NË TRYEZËN E DIALOGUT”/ Zelensky zbulon bisedën me Edi Ramën dhe falenderon Shqipërinë
Home
Politikë

“EVROPA DUHET TË JETË NË TRYEZËN E DIALOGUT”/ Zelensky zbulon bisedën me Edi Ramën dhe falenderon Shqipërinë

22 February, 2025 s.autor Politikë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama, ku falenderoi qeverinë dhe popullin shqiptar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Ukrainës.

Në një postim në rrjetin social X, Zelensky e vlerësoi angazhimin e Shqipërisë në iniciativat diplomatike evropiane duke theksuar se është thelbësore që Evropa të jetë e angazhuar në proceset e bisedimeve dhe vendimmarrjeve lidhur me Ukrainën. Kjo deklaratë vjen në një kohë kur SHBA dhe Rusia kanë nisur diskutimet për arritjen e paqes në Ukrainë, por presidenti Trump ka përjashtuar nga këto bisedime BE-në dhe Kievin Zyrtar.

“Kam pasur një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe falënderoj qeverinë dhe popullin shqiptar për mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës dhe popullit tonë. Ne diskutuam shumë tema të spikatura për projekte të përbashkëta dhe perspektiva më të gjera. Biseduam edhe për iniciativat diplomatike evropiane. Është thelbësore që Evropa të jetë në tryezën e bisedimeve. Gjithçka në lidhje me Evropën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Evropës, dhe gjithçka për Ukrainën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Ukrainës”, shkruan Zelensky.

Në bisedën e tyre, Rama – Zelensky diskutuan edhe mbi mundësitë për projekte të përbashkëta, duke u fokusuar në hapa të koordinuar për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Presidenti Zelensky theksoi se bashkëpunimi i ngushtë mes vendeve është i domosdoshëm për forcimin e sigurisë në të gjithë Evropën.

“Një vizion i përbashkët dhe hapa të koordinuar janë thelbësore për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Ne po punojmë së bashku për të forcuar sigurinë në të gjithë Evropën. Faleminderit për mbështetjen tuaj”, shkruan Zelensky në X.

Në takimin e tyre të fundit në janar në Forumin e Davosit, kryeministri Edi Rama dhe presidenti Volodymyr Zelensky nënshkruan Marrëveshjen për Bashkëpunimin e Sigurisë dhe Mbështetjen Afatgjatë ndërmjet Ukrainës dhe Republikës së Shqipërisë.

Të dy shtetet do të punojnë për thellimin e bashkëpunimit të tyre në mbrojtje, ndërsa Shqipëria përsëriti gjithashtu mbështetjen e saj për anëtarësimin e ardhshëm të Ukrainës në BE dhe NATO. Shqipëria ka ofruar ndihmë ushtarake dhe humanitare për Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËRNDANIN DROGË NË KLUBET E NATËS/ Arrestohen 4 persona në Berat, sekuestrohen 28 doza kokainë
Previous article "HARABELI U KTHYE NË GRABITQAR?" Reagon Ajola Xoxa: OJF s’ka marrë kurrë asnjë fond nga Bashkia! Me ministritë s’kemi…

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë! Politikë

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë!

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT