• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“EVROPA DO TË ZHDUKET”/ Rusia paralajmëron apokalips bërthamor: Mos i jepni raketa Ukrainës
Home
Nderkombetare

“EVROPA DO TË ZHDUKET”/ Rusia paralajmëron apokalips bërthamor: Mos i jepni raketa Ukrainës

14 June, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Rusia ka paralajmëruar se Evropa do të ‘zhduket’ në një apokalips bërthamor. Ky është më i fundit në valën e kërcënimeve të Kremlinit drejt botës Perëndimore, të cilët i kritikon për furnizimin e Ukrainës me raketa.

Këtë herë ka qenë Viacheslav Volodin, kreu i rajonit Duma që sulmoi pasi ish-ministri i Jashtëm i Polonisë Radoslav Sikorski tha se aleatët perëndimorë mund të dërgojnë më shumë armatime në Kievin e rrethuar prej disa muajsh.

Sikorski pretendoi se Vladimir Putin kishte shkelur Memorandumin e Budapestit mbi Garancitë e Sigurisë të vitit 1994, i cili justifikon dërgimin perëndimor të armëve bërthamore. Ai i tha kanalit ukrainas Espreso TV se furnizimet do t’i jepnin Ukrainës mundësinë për të mbrojtur pavarësinë e saj.

Në krahun tjetër, Volodin kritikoi vërejtjet, duke shkruar në Telegram sipas The Sun: “Me deputetë të tillë, evropianët do të kenë probleme shumë më serioze se ato me të cilat janë përballur tashmë sot (refugjatët, inflacioni rekord, kriza energjetike).

“Sikorski po provokon një konflikt bërthamor në qendër të Evropës. Ai nuk mendon as për të ardhmen e Ukrainës, as për të ardhmen e Polonisë. Në rast se sugjerimet e tij do të përmbushen, këto vende do të pushojnë së ekzistuari, ashtu si edhe Evropa. Sikorski dhe të ngjashmit me të janë arsyeja pse Ukraina jo vetëm që duhet të çlirohet nga ideologjia naziste, por edhe të çmilitarizohet, duke siguruar statusin e vendit pa armë bërthamore”, shtoi Volodin më tej.

Ndërkohë, Ukraina ka bërë thirrje për më shumë armatime, por Perëndimi ka hezituar mes paralajmërimeve ruse dhe luftës së ashpër në Donbas. “Vendit i nevojiten 1000 aviatorë, 500 tanke dhe 1000 dronë mes armëve të tjera të rënda”, tha të hënën këshilltari presidencial Mykhailo Podolyak.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRABITI XHIRON DITORE TË KARBURANIT KU PUNONTE/ Arrestohet 38-vjeçari në Fier
Previous article "BASHKITË JANË NË BORXHE"/ Çupi: Djalli është në detaje, ligji për spitalet i vjetër! Rakacolli: E pavërtetë, hap rrugë të reja

s.autor

Postime të ngjashme

“NUK KA MANDAT…”/ Nigel Farage i kërkon kryeministrit britanik Andy Burnham të shpallë zgjedhje të përgjithshme Botë

“NUK KA MANDAT…”/ Nigel Farage i kërkon kryeministrit britanik Andy Burnham të shpallë zgjedhje të përgjithshme

"WASHINGTON NUK DO TA LEJOJË..."/ Trump ultimatum Iranit: Afat deri nesër, nuk do të keni as ura dhe stacione Botë

"WASHINGTON NUK DO TA LEJOJË..."/ Trump ultimatum Iranit: Afat deri nesër, nuk do të keni as ura dhe stacione

AKUZA IRANIT/ Rubio: Po e përdor Ngushticën e Hormuzit si mjet presioni Botë

AKUZA IRANIT/ Rubio: Po e përdor Ngushticën e Hormuzit si mjet presioni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT