• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EVI KOKALARI PARALAJMËRON GJAKDERDHJE/ Përgjigjet Geri Kokalari: Berisha gati të vrasë për pushtet, SHBA të ndërhyjë
Home
Politikë

EVI KOKALARI PARALAJMËRON GJAKDERDHJE/ Përgjigjet Geri Kokalari: Berisha gati të vrasë për pushtet, SHBA të ndërhyjë

7 January, 2022 s.autor Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se po planifikon që të marrë me dhunë selinë. Më 8 janar do protestohet për të larguar Bashën dhe nga dita në ditë konfirmohen zërat se mund të ketë dhunë dhe tension.

Një ndër njerëzit më pranë tij, Evi Kokalari ka paralajmëruar në rrjetet sociale se mund të ketë edhe gjakderdhje. “Lulzim Basha ka instaluar dyer të blinduara dhe ka mbuluar të gjitha xhamat që të mos dallohen “ushtarët e armatosur” brenda. Dy konkluzione mund të nxjerrim me këto veprime 1- Lulit i ka hypur frika në palcë nga protesta paqësore e 8 Janarit; 2- Luli po tregon karakterin e tij diktatorial ku i ka thënë vetes do ta mbaj selinë peng me dhunë.

Nëse në 8 Janar ka trazira apo një shqiptar plagoset, vejani fajet diktatorëve dhe në këtë rast, nuk ka kthim mbrapa. Këto janë momentet që si shtetase amerikane them, Allelujah për Nenin 2 të Kushtetutës Amerikane, që e mbron sovranin nga diktatorizmi qeveritar”, shkruan Kokalari. Por kjo deklaratë e saj ka sjellë një reagim ta aktivistit shqiptaroamerikan, Geri Kokalari. Ky i fundit i ka dërguar një email, ku e cilëson si të turpshëm qëndrimin e saj. “Angelakis, Bazuar në komentet që ishin bërë në përgjigje të adresimit tuaj më të fundit, të publikuar së fundmi në media, duket se po merrni komente të mira në Shqipëri – LMAO! (qesha me lot).

Realisht, po të isha në vendin tuaj do të lexoja shkrimet në rrjetet sociale që tregojnë se je bërë shqiptari më i sharë dhe më i përqeshur në botë – pas Sali Berishës! Më duhet të them se nëse vihem përballë zgjedhjes së “qëllimit pas shpine me urrejtje nga disa të afërm”, siç i quan ti dhe fitimit të mungesës së respektit të shumicës së gjerë të shqiptarëve në mbarë botën, unë do të marr “urrejtjen” nga vetja ime.

Më duhet të them se zgjedh urrejtjen e të afërmve të mi të largët pa pikë dyshimi”, thuhet në e-mailin e siguruar nga gazeta.

Mesazhi për SHBA

Geri Kokalari përgjigjen për Evi Kokalrin e ka dërguar dhe te ambasada amerikane dhe te disa zyrtarë të DASH, ku kërkon nga amerikanët që të marrin masa për 8 janarin, pasi sipas tij do të ketë kryengritje. Ai e ka cilësuar të njëjtë me atë që bëri Trump më 6 janar në Kapitol Hill. “Duke lexuar mes rreshtave të deklaratave tuaja të fundit, më duket se jeni duke u përpjekur të realizoni më 8 janar në Tiranë atë që idhulli juaj, Donald Trump, tentoi më 6 janar në Uashington. Shpresoj që miqtë tanë disi të sfiduar diplomatikisht në Departamentin e Shtetit të marrin parasysh dhe nëse kërkohet, të ndërmarrin veprime nëse konstatohet se po përpiqeni në mënyrë aktive të nxisni kryengritje në Shqipëri”, tha ai. Në fund Kokalari ka shpërthyer në akuza ndaj Berishës, duke paralajmëruar se mund të ketë edhe vrasje. Sipas tij, Berisha është gati të vrasë për pushtet. “Duke folur për palaço, unë besoj se Berisha është një njeri i ndyrë, i lig, i cili do të bëjë gjithçka që duhet për të rimarrë pushtetin- edhe nëse njerëzit vdesin gjatë këtij procesi. Duke qene përgjegjës për vdekjen e mijëra shqiptarëve, dyshoj se Saliu do të rrijë pa gjumë për disa të tjerë. Dhe duke rrezikuar të përsëris veten, ju konsideroj një turpërim për mua dhe mbiemrin tim”, tha ai.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TJETËR AKSIDENT/ Parakalimi i gabuar merr “në qafë” dy shoferë në Thumanë
Previous article RREZIKU PRANË KUFIJVE TË UKRAINËS/ SHBA dhe Rusia nisin bisedimet

s.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT